Këshilla bukurie nga Marilyn Monroe

0
22

Merilin Monro është një nga emrat më të famshëm të Holivudit, e njohur për sharmin, aktrimin dhe bukurinë e përhershme, ajo është e cementuar si një ikonë holivudiane. Ajo ka inspiruar makijazhin e sotshëm, stilin e flokëve si dhe trendet e modës që janë sot. Kemi bërë një listë me këshillat më të mira nga kjo diva, më poshtë do i lexoni ato më të mirat!

Merilin Monro është e njohur për buzët e saja të kuqe, ajo i bënte buzët më të trasha me ndihmën e 5 nuancave të buzëkuqit. Ajo do të aplikonte nuanca më të hapura në pjesën e jashtme të buzëve e pastaj nuanca më të errëta në mes ndërsa mbi ato do aplikonte shkëlqyese për ti bërë më voluminoze.

A jeni pyetur pse lëkura e saj shkëlqente aq shumë? Përgjigja e thjeshtë është, xhelatinë vajguri! Ajo aplikonte xhelatinë vajguri në fytyrën e saj para se të aplikonte bazën e makijazhit, kjo gjë i jepte fytyrës shkëlqim.

Nëse mendoni se qerpikët e rrejshëm janë gjë e re, jeni gabim. Ato janë përdorur me dekada ndërsa Merilin i përdorte ato në skajet e jashtme të syve, duke ua dhënë syve formën e zgjatur.

Trendi i syve të zgjeruar ishte i popullarizuar në atë kohë, ajo do të përdorte llajner të syve ngjyrë kafe apo të zezë në skajet e brendshme të syve drejtë atyre të jashtëm, pastaj përzien vijën jashtë dhe lart duke krijuar iluzionin e syve të gjerë.

Përdorimi i lapsit të butë ngjyrë kafe e bënte të krijojë iluzione të hijeve në vijën e poshtme të qerpikëve. Kjo gjë i jepte asaj atë shikimin joshës.

Kripa e detit ishte pjesë e rutinës së saj, ashtu e mbante ajo lëkurën e saj të procelanit.

Gjithmonë mbante një kontejner me sodë të bukës në banjo që ti mbajë dhëmbët të bardhë si bora.

Ajo përdorte luleshtrydhe si pastrues të fytyrës, antioksidantët që ndodheshin në to i ndihmonin fytyrës që të pastrohej. Shpresojmë që këto këshilla do jenë të dobishme për juve.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu