Keown: “Arsenali nuk ka nevojë për Sanchezin e Ozilin”

0
19
Loading...

Arsenali dëshmoi kundër Chelsea se nuk ka nevojë për Ozilin dhe Sanchezin, thotë Martin Keown.

“Topçinjtë” morën një pikë në “Stamford Bridge” të dielën me një paraqitje pozitive pa Mesut Ozilin e lënduar, ndërsa vetëm në pjesën e dytë për pak minuta u inkuadrua Alexis Sanchez.

Martin Keown mendon se Arsenali vërtetoi ndaj Chelsea se nuk ka nevojë për siç ka thënë ai, të “rebeluarit” Ozil e Sanchez.

“Te Arsenali janë frikësuar shumë se do t’i humbasin Alexis Sanchez-in e Mesut Ozil-in”, u shpreh ish mbrojtësi i “Topçinjve” Keown për “Daily Mail”. “Pas paraqitjes fantastike ndaj Chelseat pa ta në fushë, pyes vetën se për çfarë ishte gjithë ajo bujë e madhe?”.

“Pa këta të dy, Arsenali ishte shumë më i mirë defensivë. Ishin të disiplinuar, punuan së bashku dhe bën presion gjithë së bashku për ta ndalur Chelsean”, shtoi ish lojtari i Arsenalit, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here