Kanceri i vetëm që nuk shfaq asnjë simptomë paralajmëruese, ja si ta parandaloni

0
12

Krijimi i qelizave kancergjone ne organizëm shoqërohet me shenja të hershme të cilat ju paralajmërojnë për praninë e këtyre qelizave anormale në trup.

Njohja e këtyre simptomave mund t’ju shpëtojë jetën, pasi nëse kanceri kapet në fazat e para të zhvillimit mund të trajtohet në kohë. Nëse më herët Living ju ka treguar shenjat paralajmëruese të shumë sëmundjeve të këqija, por për fat të keq vetëm për njërin nuk kemi folurm kancerin e qafës së mitrës, e vetmja sëmundje agresive që nuk jep asnjë shenjë në fazat e saj të para.

Kanceri i qafës së mitrës është kanceri i katërt më i zakonshëm tek grate dhe çdo vit në Amerikë diagnostikohen rreth 13,000 raste të reja . Ky kancer shkaktohet në 90% të rasteve nga papillomavirusi (HPV), një virus i transmetuar seksualisht kaq i zakonshëm që pothuajse të gjitha gratë seksualisht aktive mund ta marrin .

Ajo që është për t’u shqetësuar është se shumica e grave me kancer të qafës së mitrës nuk kanë shenja ose simptoma të sëmundjes, thotë David Cohn, M.D., profesor i obstetrikës dhe gjinekologjisë Universitetin Shtetëror të Ohajos.Ajo që e bën këtë kancer shumë të ndërlikuar është se simptomat nuk fillojnë të shfaqen deri sa sëmundja të ketë përparuar aq shumë saqë nuk mund të trajtohet. Megjithatë si çdo anë e medaljes, kanceri i qafës së mitrës është kanceri më i lehtë gjinekologjik për t’u parandaluar. 1. çdo vit duhet të bëni një pap test (nëse jeni seksualisht aktive) 2. Mund të vaksinoheni për të mbrojtur veten nga HPV (virusi që shkakton krijimin e qelizave kanceroze në qafën e mitreës). 3.Përdorni masa mbrojtëse gjatë marrëdhënieve seksuale për të mos marrë virusin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here