Juventus realizon transferimin e madh me 30 milionë euro

0
17

Juventus është gati të bëjë transferimin e parë të madh të verës.

Sipas informacioneve që vijnë nga Italia, bardhezinjtë janë afër transferimit të Douglas Costas.

Anësori brazilian do të kalojë në Torino për 30 milionë euro.

Juventus dhe Bayern Munchen kanë raporte shumë të mira dhe kanë shkëmbyer futbollistë vazhdimisht gjatë viteve të fundit, andaj këto raporte pritet të jenë vendimtare edhe në këtë operacion.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu