Juventus i hakmerret Milanit, ia merr dy lojtarë

0
16

Juventus pritet t’i hakmerret Milanit për tranferin e Leonardo Bonuccit në San Siro,

Burime nga mediat italiane pretendojnë se Juventusi është shumë pranë nënshkrimit të mesfushorit të Milanit, Manuel Locatelli si dhe Mattia De Sciglio.

Transferimi i Leonardo Bonucci prej 42 milionë euro në San Siro ishte një goditje e madhe, por dy klubet vazhdojnë të diskutojnë më shumë për marrëdhëniet e transferimit.

Trajneri i Juventusit Max Allegri e nisi karrierën e De Sciglio kur ishte në krye të Milanit dhe dëshiron një ribashkim në Torino.

Megjithatë, një opsion i ri është shfaqur, pasi Juve janë gjithashtu në negociata të avancuara për mesfushorin Locatelli.

19-vjeçari shënoi dy gola në sezonin e kaluar, duke përfshirë një gol nga një goditje sensacionale për të mposhtur Juventusin në San Siro.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu