Jo më kot nuk mund të jetojmë pa të: Kafja na mbron nga sëmundjet vdekjeprurëse të mëlçisë

0
23

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Konsumimi i 4 filxhanë kafeve në ditë është e mjaftueshme për të parandaluar sëmundjen vdekjeprurëse të mëlçisë, sugjeron një studim i ri.

Përveç kafes, edhe një filxhan me çaj bimor mund të ofrojë mbrojtje kundër dëmtimit të këtij organi jetësor.

Të dyja këto pije parandalojnë cirrozën e mëlçisë (dëmtimi i strukturës së këtij organi si nga ana funksionale ashtu edhe nga ana anatomike), thonë shkencëtarët holandezë.

Nuk dihet mekanizmi i saktë, megjithatë mendohet se kjo ndodh falë antioksiduesve të cilat gjendet tek të dyja këto pije, të cilat nëpërmjet qarkullimit të gjakut kalojnë në mëlçi.

Cirroza shkaktohet nga dëmtimi afatgjatë i mëlçisë. Ajo shihet si faza përfundimtare e disa sëmundjeve të mëlçisë. Gjendje të tilla, që janë më shumë se 200, përfshijnë edhe dhjamosjen e mëlçisë dhe hepatitin, që renditen si shkaktari i 12-të i vdekjeve në të gjithë botën.

Si u krye studimi?

Hulumtuesit shkencorë nga Qendra Mjekësore Universitare Erasmus në Holandë mblodhën të dhëna të më shumë se 2400 pjesëmarrësve për studim. Të gjithë vullnetarëve iu morën mostra të gjakut dhe iu nënshtruan disa kontrolleve të mëlçisë. Përveç kësaj, ata plotësuan edhe një pyetësor në lidhje me konsumimin e disa ushqimeve të caktuara, përfshirë edhe kafen dhe çajin.

Vullnetarët që konsumonin kafen u ndanë në tri grupe: ata që nuk e pinin fare kafen, ata që e konsumonin në sasi të moderuar (deri në 3 filxhanë) dhe personat që pinin më shumë se tre.

Ndërsa sa i përket çajit, u ndanë sipas llojeve të tij, bimor, jeshil, i zi dhe ata që nuk e konsumonin fare.

Çfarë u zbulua?

Shkencëtarët zbuluan se konsumimi i shpeshtë i kafes (më shumë se 3 filxhanë në ditë) lidhej me rrezik më të ulët për zhvillimin e sëmundjeve vdekjeprurëse të mëlçisë. Të njëjtat efekte u vunë re edhe tek personat që konsumonin çaj bimor.

Pacientët që vuanin nga dhjamosja e mëlçisë gjithashtu mund të parandalojnë zhvillimin e cirrozës së mëlçisë duke konsumuar kafe.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu