Jeni idiotë dhe xhelozë!

0
53

Gjatë këtij sezoni televiziv moderatorja Rudina Magjistari ka qenë shumë herë në qendër të vëmendjes të disa portaleve dhe faqeve në rrjete sociale, duke i vënë në dukje “gafat” e saj apo të të ftuarve në transmetim të drejtpërdrejtë të emisionit.

Herë pas here është kritikuar edhe për veshjen, por gjithnjë Rudina në një mënyrë ose në një tjetër ka shmganur konfliktet duke mos reaguar ashpër ndaj këtyre komenteve…të paktën deri mbrëmjen e djeshme.

Përmes një shkrimi të gjatë në Instagram ajo ka reaguar duke publikuar emrin e faqes dhe ka shpërthyer. Ajo është shprehur se gjithë këto postime janë dashakeqësi karshi saj dhe nëse deri në këto çaste e ka parë të arsyeshme të heshtë tashmë nuk do ta bëj më. Gjithashtu në shkrimin e saj ajo ka theksuar se këto portale nuk kuptojnë humorin dhe figurat e saj letrare të përdorura me të ftuarit gjatë emisionit.

Shkrimi i plotë i Rudina Magjistarit në Instagram:

Mesa duket kete here me duhet ti kthej pergjigje ketij portali abuziv, te cilit pasi mezi ia kam kaperdire emrin qe ka, mendova se ishte nje portal serioz, qe ka si qellim informimin e popullit te internetit duke thene gjithmone te verteten. Dhe jo vetem ketij, se seç jane edhe ca te tjere (me lot e me qurra), qe keqperdorin dhe keqinterpretojne fjalet e mia ne program gjate intervistave me te ftuarit. Shkepusin batutat nga konteksti dhe i komentojne me kuptime teresisht te ndryshem nga ato qe une i kam thene.

Ose jane idiote dhe s’kuptojne humorin apo figurat letrare kur une flas (kjo do pak shkolle me thene te drejten), ose e gjitha kjo eshte diçka e orkestruar qe po vazhdon prej kohesh: konkurence, xhelozi… nuk di. Por dashakeqesi, po! Shume kurioze te di kush e ushqen diçka te tille ne fakt, ne nje kohe qe une s’i njoh fare cilet jane. Dhe nuk di as ju ne i njihni, e a dini cfare kane bere ndonje gje tjeter ne jete.

Dhe po keshtu vazhdon edhe nje kor portalesh te tjera injorante, qe i kane bere qindra-mijera ndjekesit e tyre me foto makinash e rrobabanjosh, e qe papritur-pakujtuar na u kthyen ne portale informative, duke dhene mendime prej kopipeisti apo me çmimin e tregut te nje postimi.

Eshte e turpshme se si e perdorin fuqine e tyre keto media (nese e meritojne kete emer), jo vetem duke e transformuar me qellim te verteten, por duke kaluar edhe ne fyerje e ofendime. Dhe sa me shume ti injorosh, aq me shume perparojne. Mesa duket ne kete vend nuk funksion metoda e heshtjes; thjesht kjo lloj specie s’duhet toleruar qe ne orvajtjen e pare. Mesim i vone, por ende i vlefshem.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu