“Jam më i mirë se Cristiano teknikisht”

0
27

Holandezi, Rafael van der Vaart, ka luajtur një sezon me Ronaldon dhe ka parë mjaftueshëm për ta lavdëruar portugezin, të cilin e quan edhe ‘fenomen’, por thotë teknikisht është më i mirë se katër herë fituesi i “Topit të Artë”.

“Ai është fenomen. Nëse ushtroni me të, e vëreni çfarë atleti është”, tha fillimisht holandezi.

“Lirisht mund të them se unë kam teknik më të mirë. Shumë mund të befasohen me këtë, por kështu është”, shtoi ai duke buzëqeshur, i cili vijoi më lëvdatat në drejtim të CR7.

“Është e jashtë zakonshme se sa i përgatitur është ai dhe punën që bën në stërvitje”, theksoi mes tjerash ish lojtari i Realit.

Ronaldo e përfundoi sezonin 2016/17 me 42 gola në 46 ndeshje, duke fituar La Ligan dhe Ligën e Kampionëve, i cili shënoi dy gola në finale ndaj Juventusit.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu