Ja çfarë ndodh me lëkurën kur nuk përdorni pudrën dy ditë në javë

0
16

Nga një studim i kryer në Mbretërinë e Bashkuar, 2/3 e femrave përdorin krem pudër shtatë ditët e javës dhe tri të katërtat prej këtyre vuajnë nga shfaqja e akneve.

Më keq akoma, disa pranojnë që flenë pa e hequr kremin pudër. Për fat të keq, e gjithë kjo e ka një kosto – prishja e ekuilibrave në lëkurë, si dhe plakja e parakohshme e saj.

Shpesh femrat nuk përzgjedhin atë që u përshtatet lëkurës së tyre dhe as nuk vendosin një bazë para aplikimit. Listës së problemeve që shkaktohen prej tij i shtohet edhe përdorimi i rregullt nga vajzat adoleshente. Këto çështje kthehen në objekt të vazhdueshëm debate midis mjekut dermatolog dhe femrave që e përdorin atë.

Dieta 5 me 2 për përdorimin e kremit pudër është një pikë që bën bashkë mjeket dermatologe. Në fakt, kujdesi për një lëkurë më të mirë të pacientit tim nis “poshtë kremit pudër”. Kjo është një temë që meriton vëmendje të veçantë dhe përfshin shumë elementë individualë.

Përdorimi i tepruar i kremit pudër përshpejton procesin e plakjes së lëkurës, duke dëmtuar kolagjenin dhe elastinën, që janë dy proteinat bazë të dermës. Ndaj, nëse nuk përdorni të paktën dy ditë në javë krem pudër, rigjenerimi i qelizave të lëkurës do të kryhet me një ritëm më të shpejtë.

Formimi më i shpejtë i qelizave të reja redukton riskun e formimit të rrudhave të reja apo thellimin e atyre ekzistuese, duke ju dhënë një pamje më rinore.

Ndonëse vetëm për një pjesë të vogël të femrave kjo mund të jetë e vështirë për t’u arritur.

Kremi pudër mund të bllokojë gjëndrat e yndyrës dhe për pasojë të zgjerojë poret. Ndaj, edhe në këtë pikë ndërprerja e përdorimit të tij dy ditë në javë i jep kohë lëkurës të rigjenerohet dhe të reduktojë irritimin që shkakton përdorimi i përditshëm e i pandërprerë i tij për një kohë të gjatë.

Kremi pudër, ndër të tjera, përmban molekula aromatizuese, konservuese dhe përbërës të tjerë kimikë, të cilat e bëjnë më të ndjeshme lëkurën, duke shkaktuar edhe reaksione të mirëfillta alergjike dhe irritim të saj. Për të qenë më të sigurt në aspektin mjekësor-dermatologjik të përdorimit të kremit pudër, rekomandohet përdorimi i atij farmaceutik.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu