Italia ‘kantier’, rikompozim total i kombëtares, rikthehet Baloteli?

0
8
Loading...

Ashtu siç ndodh pas çdo dështimi, Italia është e detyrur t’i nënshtrohet një rinovimi për t’u rinisur dhe për të lënë pas zhgënjimin e madh të Botërorit të humbur, i dyti pas 1958-ës. Tashmë e gjithë vëmendja do të përqendrohet te “Euro 2020”-a, një takim për të mos dështuar.

Pas barazimit 0-0 në “San Siro” kundër Suedisë kanë ardhur edhe tre lamtumira të rëndësishme: nuk do të luajnë më në kombëtare Gianluigi Buffon, Andrea Barzagli dhe Daniele De Rossi, “tre mohikanët” e fundit të triumfit të fundit të Italisë në Botërorin e 2006-ës. Në dyshim ndërkohë e ardhmja e Giorgio Chiellini-t, i cili ende nuk ka sqarur pozicionin e tij.

Pastaj janë ata që nuk e kanë lajmëruar lamtumirën, por që rrezikojnë seriozisht të jenë të pranishëm në grumbullimet e tjera, si për arsye teknike apo personale: fjala është për Parolo dhe Eder, përveç Montolivo-s që nuk është thirrur në takimet e fundit.

Rilindja e Axurrëve do të bazohet te talentet e reja të cilat sigurisht që nuk mungojnë: trashëgimtari i Buffon-n është Donnarumma, ndërsa në mbrojtjte do të ketë hapësira për Rugani, Romagnoli, Caldara-n dhe Bonucci-n që do të bëjë “mësuesin” për të dy. Nuk përjashtohet as përfshirja e Emerson Palmieri-t.

Në mesfushë mund të kenë së shpejti një mundësi Barella dhe Pellegrini, zbulimi i Cagliari-t dhe Roma-s: bashkë me ta do të rikonfirmohen Jorginho, Gagliardini dhe Florenzi. Për t’u kuptuar ndërkohë situata e Verratti-t në projektin e ri: mesfushori i PSG-së ka në favor moshën e re (25-vjeç), por performancat e tij me kombëtaren kanë zhgënjyer thuajse gjithmonë.

Përpara do të riniset Immobile dhe Belotti, ndoshta jo Gabbiadini që dështoi pikërisht në ndeshjen më të rëndësishme të viteve të fundit. Përtej Eder do të jetë sikleti i zgjedhjes për krahët: Insigne, Bernardeschi, El Shaarawy dhe Candreva, ky i fundit ende në orbitën e kombëtares pavarësisht moshës 30-vjeçare. Në gjendje gatishmërie Verdi dhe Chiesa, ndërsa në pikëpyetje Berardi, që duhet më parë të rigjejë shkëlqimin me Sassuolo-n.

Për të mos u harruar as Zaza (jashtë për shkak dëmtimi kundër Suedisë) dhe mbi të gjithë Balotelli: mund të jetë pikërisht ai surpriza e trajnerit të ri./a.m.

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here