Ish-të përndjekurit grevë urie në 5-vjetorin e vdekjes së Lirak Bejkos

0
99
Loading...

Një grupim me disa ish-të për ndjekur politikë janë futur në grevë urie. Greva mbahet në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta të Lirak Bejkos, i cili i vuri flakën vetes.

Greva e cila mbahet para Institutit, nisi sot në mëngjes dhe sipas tyre do të zgjasë 24 orë. Personat e futur në grevë kërkojnë largimin e kreut të Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola.

Ata kanë bërë edhe një peticion ku kërkojnë që Kola të largohet, pasi sipas tyre ka shpërdoruar fondet për ish-të përndjekurit.

Gjithashtu ata kërkojnë që të ngrihet një institucion për integrimin e ish-të përndjekurve politikë dhe të bëhen të gjitha dëmshpërblimet e plota nga qeveria. /a.m.

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here