iOS 11 fshin automatikisht aplikacionet

0
31

Memoria në telefon është problemi kryesor i disa iPhone-ve, sidomos ata me 16 GB memorie.

Për të ndihmuar në adresimin e këtij problemi në sistemin operativ që vjen iOS 11, Apple ka futur një risi për të menaxhuar të dhënat e përdoruesit, përfshi edhe opsionin e fshirjes automatike të aplikacioneve që ju nuk i përdorni kurrë.

Në iOS 11 kjo risi quhet Offload Unused Apps. Kur memoria ecën ngadalë, risia Offload heq aplikacionet që i përdorni pak, por i ruan dokumentet dhe të dhënat e tyre në pajisjen tuaj.

Aplikacionet që fshihen shfaqen si ikona ngjyrë gri në homescreen dhe mund të riinstalohen me një klikim. Kur aktivizohet, tek iPhone go to Settings>General>iPhone Storage, risia punon automatikisht në background, por përdoruesit mund të zgjedhin në mënyrë individuale aplikacionet që duan të heqin.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu