Imazhet e publikuara së fundit të iPhone 8-ës zbulojnë një telefon të shëmtuar

0
55

Edhe pse nuk kemi asnjë ide sesi Apple iPhone 8 do të ngjajë apo sa telefonë do të prezantohen, çdo ditë që afron më debutimin e telefonit shoqërohet nga spekulime rreth asaj çfarë Apple do të sjellë në 10 vjetorin e iPhone.

Disa imazhe të publikuara nga iPhoneros, një sajt Kinez i teknologjisë, ofrojnë pamjen më të qartë të dizajnit të supozuar të iPhone 8.

Ato tregojnë një skaner të shenjave të gishtërinjve vendosur në kapakun e pasëm të telefonit ngjitur me logon e Apple. Ka patur paqartësi të vazhdueshme rreth vendodhje së skanerit të shenjave të gishtërinjve me disa spekulime të cilat sugjeronin se do të integrohej brenda ekranit.

Megjithatë disa argumentojë se ky dizajn i cili në pamje të parë duket i përshtatur për skanerin e shenjave të gishtërinjve në të vërtetë është për ngarkimin wireless.

Sa i përket legjitimitetit të fotove, sajti Kinez thotë se i ka përvetësuar nga një burim i cili në të kaluarën ka qenë i saktë me informacionet e ofruara.

Por ky mund të jetë vetëm një prej dizajneve të testuara nga Apple dhe shpresojmë që të jetë i tillë.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu