I ndaluar 270 vjet më parë, romani erotik censurohet përsëri – sepse do të “trazonte studentët” (Foto)

0
33
Loading...

Romani erotik “Funny Hill” i cili flet për shfrytëzimin seksual të vajzave të reja u ndalua në Britani të Madhe pasi do të “trazonte studentët”.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për romanin i cili gjithashtu ishte ndaluar edhe para 270 vjetësh kur së pari doli, shkaku i përmbajtjes.

Romani atëbotë ishte ndaluar nga Peshkopi i Londrës, i cili, pasi e kishte lexuar, kishte thënë se ishte diçka “më e pafytyrë që ai kishte lexuar ndonjëherë”.

Megjithatë, siç thuhet më tej, censura u hoq në vitin 1970 dhe romani ka qenë në dispozicion, madje duke u përdorur edhe si referenca në universitete.

Ky roman gjithashtu ishte përshtatur edhe në një realizim televiziv nga BBC.

Tani, me iniciativën e ekspertes së letërsisë së shekullit 18-të, Judith Hawley nga Universiteti i Londrës përsëri ndalimi është vendosur për shkak të frikës se “studentët mund të trazohen”.

Rebecca Night duke luajtur në përshtatjen televizive të romanit të bërë nga BBC

Megjithatë, jo të gjithë e ndajnë këtë mendim.

“Ideja se të rinjtë dhe gratë duhet të mbrohen nga leximi është tragjike”, tha Profesor Frank Furedi nga Universiteti i Kentit.

“Funny Hill” është konsideruar i pari pornografisë përmes prozës. Edhe pse më i ndaluari, ai thuhet se u bë romani më popullor dhe lexuesit gjithmonë kanë gjetur mënyra për të marrë për të.

1 e 3

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here