Hidhet shorti i Europa League, Tirana përballë Maccabi-it, Partizani-Botev, Skënderbeu-Sant Julia

0
11

Nga Nioni i Zvicrës u hodh edhe shorti për turneun e dytë për nga rëndësia në futbollin europian, Europa League, aty ku këtë sezon do të marrin pjesë ekipet shqiptare të Partizanit, Skënderbeut dhe Tiranës, si fituese e Kupës së Republikës së Shqipërisë.

Tirana do të luajë ndaj izraelitëve të Maccabi Tel Avivit, Partizani kundër Botev Plovdiv të Bullgarisë, ndërsa Skënderbeu me andorrasit e Sant Julia. Shkëndija e Tetovës do të luajë ndaj moldavëve të Dacia Chisinau, kurse Prishtina me Norrkopingun e Suedisë. Ndeshjet e para të turit të parë kualifikues për këtë kompeticion do të zhvillohen më 29 qershor, ndërsa takimet e kthimit më 6 korrik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here