Hani thonjtë? Acaroheni nga zhurma e përtypjes? 6 tipare të personalitetit që kanë diagnozë mjekësore

0
16

Të gjithë ne kemi një ose më shumë qendrime të çuditshme ndaj një fenomeni dhe ndoshta mendojmë se e kemi tipar të veçantë tonin.

Na vjen keq t’ju zhgënjejmë, por sipas shkencës, ju nuk jeni të veçantë. Çdo ngacmim i vogël apo zakon që ka secili prej nesh, janë zbuluar që kanë lidhje me një gjendje mjekësore të caktuar. Mos u habisni kur të gjeni veten tuaj apo të afërmit tuaj në shumë prej këtyre gjendjeve…Paruresis
Jeni duke qendruar përballë pishuarit, pasi keni nxituar për të urinuar, por nuk ndiheni rehat në atë ambjent. Ndërkohë, dikush zgjedh pishuarin ngjitur dhe paniku shtohet. Pas teje është formuar një radhë e gjatë dhe ka kollitje të sikletshme.

Nëse jeni djali përballë pishuarit, apo ai që po pret në radhë dhe po mendoni kur do mbaroni punë, sepse duket pothuajse e pamundur të kryeni nevojën tuaj fiziologjike në publik, jeni shumë larg të qenurit i vetmi që i ndodh ky panik. Ky fenomen mjekësor quhet Paruresis, termi shkencor për turpin nga urinimi në publik. Njerëzit, që e gjejnë veten te kjo gjendje, e kanë të pamundur të urinojnë në vende të përbashkëta me njerëz të pranishëm, qofshin këta të vërtetë, apo imagjinarë. Është më e përhapur te meshkujt, por ndodh rëndom edhe me femrat. Madje rreth 7% e njerëzve të studiuar pohojnë të kenë ndjerë panik në këto ambjente.

Rastet më serioze të kësaj gjendje mjekësore, janë, kur personat që vuajnë, nuk mund të shkojnë në tualet as në shtëpi, duke e ditur që janë vetëm. Në Britani, në rastet e diagnostikimit të të droguarve nëpërmjet një analize të urinës, nëse personi nuk e bën testin për shkak të paruresis gjykohet sikur nuk pranon të bashkëpunojë. Ndërsa në Shtetet e Bashkuara nuk mund të punojnë si juristë.

Por, një zgjidhje shumë e mirë, do të ishte konsulta me një psikolog ose pjesëmarrja në grupe me bashkëvuajtës, ku pohohet se rreth 80% kanë arritur të kalojnë këto simptoma.

Ngrënia e thonjve
Është një ndër gjendjet më të njohura mjekësore në të gjithë botën. Onychophagia është emri shkencor për atë, që ne e njohim si ngrënia e thonjve. Në ratin më të mirë, është një zakon me të cilin rritesh dhe në rastin më të keq, nëse do të besonim gjithçka që thuhet vërdallë, të shkatërron.

Rreth 45% e njerëzve, në moshat 10-18 vjeç, vuajnë nga kjo gjendje, ashtu si edhe disa prej njerëzve më të dashur të ekranit si Eva Mendes, Britney Spears, Jacqueline Kennedy Onassis, apo Phil Collins. Ngrënia e thonjve shkakton dëme të rënda në rast se vazhdohet për një kohë të gjatë. Dëmton dhëmbët dhe fut në organizëm mikrobe shumë të dëmshme. Për më tepër i shkatërron kutikulat e vuajtësit. Është vërtetuar që personat që kanë këtë zakon kanë vështirësi për t’u punësuar, vetëbesim të ulët dhe probleme me socializimin.

Jo për t’jua shpifur fare, por rrezikoni që nëpërmjet këtij vesi të transferoni mikrobe, të cilat gjenden në rrugët e tretjes deri në gojën tuaj.

Megjithatë, për të hequr këtë siklet, ka shumë trajtime në bazë të sjelljes apo dhe fizike, siç mund të jenë maska për gojën, që ju ndihmojnë të ndryshoni.

Çrregullimi i shprehive të pavullnetshme
Mbase, ndonjëri është gjendur në situata kur prindërit ju qortojnë për një gabim dhe ndërkohë ju vjen një dëshirë e pakontrollueshme për të qeshur. Edhe pse mundoheni t’i bëni ballë, ky stërmundim kthehet në një ngërdheshje, më pas në një nënqeshje dhe së fudmi keni shpërthyer në të qeshura. Pa e kuptuar po e përkeqësoni më shumë situatën.

Kjo lloj gjendje është diskutuar shumë, duke filluar me Charles Darwin në librin “Shprehja e emocioneve te njerëzit dhe kafshët” (“The Expression of Emotion in Man and Animals”) e deri te banda e kanadeze e popit “Barenaked Ladies”, të cilët shfaqin persona që qeshin në një varrim, në një ndër klipet e tyre.

Në të njejtën mënyrë, sjelljet që shkojnë kundër fatkeqësive të njerëzve të tjerë, njihen me emrin klinik katagelasticizëm. Pra ka një emër shkencor për të qenurit një “plehrë e vërtetë”.

Alexithymia
Sa herë ju ka qëlluar të dëgjoni një shoqen tuaj të ankohet, pasi i dashuri i saj nuk pranon të hapet me të dhe të flasë, apo që ky i fundit është shumë i ftohtë?

Besojeni ose jo, kjo lloj ndjesie shpjegohet nga një gjendje e quajtur alexithymia. Kjo gjendje konsiston në paaftësinë për të kuptuar emocionet e të tjerëve, apo për të shprehur çfarë ndjejnë të tjerët. Të gjithë vuajmë nga kjo ndjesi, por rreth 10% e popullsisë e ka në shkallë shumë të lartë përjetimin e kësaj gjendje. Për më tepër alexithymia është më e përhapur te meshkujt.

Përkrah simptomave të mësipërme, kjo gjendje shoqërohet me mungesë të imagjinatës. Gjithashtu këta njerëz janë të prirur të kenë pritshmëri dhe ëndrra më me këmbë në tokë dhe realiste.

Nëse po mendoni për trajtimin e nevojshëm në këto raste, atëherë do të çuditeshit për faktin që do të mjaftonte një përqafim. Është studiuar dhe zbuluar se kontakti fizik i çfarëdo lloji ndihmon në kapërcimin e kësaj ndjesie.

Përfundimisht kjo është kura më e këndshme në historinë e mjekësisë.

Misophonia
Të gjithë kemi tinguj të caktuar që na shkaktojnë një bezdi të madhe, qofshin këto gumëzhimat apo kërcitja e kockave, por ka të tilla që na çmendin fare.

Misophonia, është një gjendje, që shpjegon shqetësimin e njerëzve nga tinguj, të cilët nuk janë realisht të bezdisshëm. Këta tinguj mund të shkaktohen nga të ngrënit, frymëmarrja, kollitja, ose çfarëdo veprimi tjetër të ngjashëm. Zakonisht njerëzit shqetësohen kur dëgjojnë për një kohë relativisht të gjatë të njejtën zhurmë, ndërsa, personat me misophonia, shqetësohen që në momentin e parë që fillojnë tingujt. Mos u habisni nëse një familjar ju sheh shtrembër kur përtypeni. Çfarë është edhe më e keqe se e gjithë kjo, është fakti që për këta persona më e bezdisshme është kur dëgjojnë një pjesëtar të familjes t’i bëjë këto zhurma.

Personat që e ndjejnë se vuajnë nga kjo gjendje do të duhet të punojnë me manaxhimin e zemërimit pasi nuk ka një zgjidhje më të mirë se kjo të njohur.

Çrregullimi i sfidës opozitare
Të gjithëve na ka ndodhur të kemi një koleg të zyrës me të cilin të mos kemi aspak raporte të mira. Këta kolegë e konsiderojnë si qëllimin e jetës së tyre të shfaqin dhe shprehin autoritetin e tyre në mënyrën më demostruese të mundshme. Ky është zakonisht personi që vë në dyshim çdo kërkesë të mundshme, flet pas shpine dhe i shikon defektet aty ku nuk kanë rëndësi vetëm për hir te zakonit.

Fatkeqësisht për ju dhe miqtë tuaj që ju pëlqen të talleni me këta persona, duhet të dini që ndoshta nuk është faji i tyre. Kolegu mizerje, kokëfortë mund të ketë gjendjen mjekësore të njohur si Çrregullimi i sfidës opozitare (ODD), që e thënë ndryshe është zakoni i njerëzve për të gjetur arsye të kota për t’u kapur me dikë.

ODD prek rreth 20% të fëmijëve. Në rast se nuk trajtohet, ky çrregullim mund të degradojë në diçka më serioze në rreth 52% të rasteve të njerëzve të prekur.

Në rast se të afërmit tuaj do të kenë shqetësime të tilla, e mira do të ishtë të ndiqnin një terapi, qoftë familjare, qoftë individuale. Sa për ju, që jeni në dijeni të kësaj gjendje, mos lejoni t’ju ndodhë, apo të mos e izoloni, pasi njerëzit e zyrës padyshim do t’ju urrejnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here