Habit mesfushori i Kombëtares: Shumë mirë që humbëm nga Luksemburgu

0
19

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj, mendon që humbja e pësuar me Luksemburgun ishte më mirë që ndodhi në atë miqësore sesa të ndodhë në ndeshjen e radhës ndaj Izraelit.

Ai gjatë konferencës së sotme për media, ka folur për të ardhmen e trajnerit dhe të ardhmen e tij në Pescara.

Intervista e plotë e Memushajt:

Për mërzinë pas Luksemburgut

“Mërzia ka ikur dhe duhet të ikte sa më shpejt sepse përpara kemi Izraelin, një ndeshje shumë e rëndësishme”.

Ndeshja me Luksemburgun

“S’besoj se isha i vetmi i mërzitur pas asaj ndeshjeje, ishim të gjithë sepse nuk bëmë figurë të bukur sa i përket rezultatit. Nuk luajtëm shumë keq sepse kishim raste, por kur të mund Luksemburgu çdo gjë të ngjan tragjike. Tani duhet ta harrojmë dhe të mendojmë Izraelin. Nëse një humbje e tillë ishte për të ndodhur, më mirë që ndodhi me Luksemburgun sesa të ndodhte me Izraelin”.

5 humbje radhazi, situatë e ngjashme me Pescarën

“Prandaj isha i mërzitur sepse nuk ishte ndeshja e parë që humbnim, kemi shumë ndeshje që humbim dhe për këtë më vjen më shumë gjynah. Nuk mendoj për ngjashmërinë me situatën te Peskara, kur jam në kombëtare mendoj vetëm për kombëtaren”.

Ngërçi i ekipit në lojë

“Janë gjëra taktike për të cilat duhet të pyesni trajnerin. E di që jemi ne në fushë por nuk është se me Luksemburgun nuk patëm raste, duhet të bënim golin e dytë për të siguruar ndeshjen, kur nuk e bën rrezikon të pësosh dhe ashtu ndodhi. Tani të mendojmë të gjithë për Izraelin, të rikuperojmë të gjitha forcat sepse është ndeshja e fundit e këtij sezoni. Është moment i vështirë si fundsezoni dhe nuk dihet si janë lojtarët mendërisht dhe fizikisht”.

Motivimi shumë më i lartë në këtë periudhë 1 vit më parë

“Një vit më parë kishim përpara Europianin dhe është ndryshe”.

Momenti më negativ në karrierën me kombëtaren?

“Me rezultate ky është momenti më negativ”.

Si kalohet kriza?

“Një fitore me Izraelin dhe askush s’flet më për krizë apo për gjë tjetër”.

Si merret një fitore me Izraelin?

“Ne si cilësi jemi më mire se ata, por duhet ta tregojmë në fushë sepse dhe ndeshjen e parë kur ishim 11 me 11 kishim shanse por pas penalltisë dhe një lojtari më pak ishte më e vështirë”.

E ardhmja e trajnerit

“Ka një vit që flitet që do largohet trajneri, por ai është akoma këtu. Këto fjalë nuk na interesojnë sepse trajneri s’na ka thënë kurrë që do ikë, ka treguar që do të rrije këtu sepse është i kënaqur. Se di pse dalin këto gjëra”.

E ardhmja personale

“E ardhmja është me pushime javën tjetër në Kubë, pastaj të shohim, nuk e di çdo bëhet. Të mbyllim sezonin me kombëtaren sa më mirë që të qetësohemi, pastaj ka kohë për merkaton”.

Ndeshjet e mbetura të kualifikueseve

“Tani për tani e rëndësishme është ndeshja me Izraelin, për të tjerat do mendojmë më vonë. Kjo ndeshje mbyll sezonin, lojtarët kanë nevojë për pushime që të mos mendojnë më për futbollin për pak kohë”.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu