Guardiola harxhon 120 milion paund për një javë

0
30

Skuadra e Mançester Sitit ka bërë goditjen e radhës në merkato. Benxhemi Mendi, 22 vjeçari që luan te skuadra e Monakos ka firmosur një kontratë me gjigantët e Premier Ligës, nga e cila do të përfitoj 100 mijë paund në javë për katër vitet e ardhshme me opsion shtyrje edhe për një tjetër sezon.

Ndërkohë që klubi i Monakos ka fituar nga ky transferim 40 milion paund. Kjo është lëvizja e tretë pas, Bernardo Silvës po nga Monako, që kushtoi 43 milion paund dhe firmosi për 5 vite. Ndërsa, i dyti ishte portieri i Benfikës, Hederson, për të cilin klubi anglez pagoi 34 milion paund, që u bë portieri më i shtrenjtë i të gjitha kohërave.

Trajneri i Sitit, Pep Guardiola për një jave ka shpenzuar 120 milion paund në merkato.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu