Gruaja e kapitenit të Kilit troç: Janë një skuadër pijanecësh, i gjithë vendi po qan

0
13
Loading...

Pas eliminimit nga Kupa e Botës, i ashpër ka qenë mesazhi që përcolli në rrjetet sociale gruaja e kapitenit të Kilit, Klaudio Bravo.

Karla akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë lojtarët e kombëtares se janë pijanecë dhe nuk e ndiejnë aspak fanellën.

“Faleminderit kapiteni im për gjithçka që përjetuam! Ishte shumë e bukur. Por, kur ata të tjerët veshin fanellën duhet të jenë profesionistë dhe të shtrëngojnë b… Ata shkojnë në festa dhe nuk stërviten, sepse janë një grup pijanecësh.

Më vjen keq që e mbylle duke qarë, por tani është i gjithë vendi që po qan. Të presim krahëhapur kapiten”, shkruante ajo, përgatiti Zëri. (b.an)

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here