Google punëson 10 mijë monitorues për pastrimin e videove me përmbajtje ekstremiste

0
256
Loading...

Gjiganti Google po mendon punësimin e 10 mijë personave që do të kenë një detyrë të vetme, monitorimin e YoutTube për të pastruar materialet me përmbajtje problematike. Bëhet fjalë për video apo komente ofenduese të cilat shpesh herë dalin jashtë kontrollit. Dhe për të përmirësuar shërbimin dhe fshirë materialet problematike, do të punësohen një numër i madh prej 10 mijë personash që do të monitorojnë gjithçka, 24 orë.

Synimi është që ‘ushtria’ me 10 mijë monitorues të punësohet deri në vitin 2018 “në mënyrë që të trajtohen videot që shkelin politikat tona”, ka thënë drejtoresha e YouTube Susan Wojcicki raporton CNN. Ajo nuk sqaroi se sa njerëz janë duke kryer këtë detyrë aktualisht.

“Disa aktorë të keq po shfrytëzojnë hapjen tonë për të mashtruar, manipuluar, ngacmuar apo edhe dëmtuar”, tha Wojcicki, duke shtuar se ekipet e besimit dhe të sigurisë të YouTube kanë shqyrtuar rreth 2 milionë video me përmbajtje ekstremiste gjatë gjashtë muajve të fundit shkruan JavaNews.

“Ne po marrim gjithashtu veprime agrbllokimin e tyre” tha ajo.

Vendimi duket se vjen pas problemeve që ka pasur YouTube pasi video me përmbajtje urrejtje janë shfaqur në platformë. Pas tërheqjes së shumë kompanive reklamuese, YouTube ka vendosur të shtojë sigurinë.

Algoritmet e kompanisë kanë hequr të paktën 150 mijë video me përmbajtje të dhunshme dhe esktremiste. CEO i YouTuve deklaroi se “180,000 njerëz do të duhej të punonin 40 javë për të vlerësuar të njëjtën sasi përmbajtjeje” tha ajo shkruan JavaNews.

“Për shkak se ne kemi parë këto rezultate pozitive, ne kemi filluar trajnimin e teknologjisë për mësimin e makinave në fusha të tjera sfiduese, përfshirë sigurinë e fëmijëve dhe gjuhën e urrejtjes”, shtoi ajo./JavaNews/a.m.

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here