Gjithçka që duhet të dini rreth vaksinës anti-alergji

0
21

Bisedoi: Elona Tereziu

Alergjia është një reagim jonormal i sistemit imun të organizmit ndaj kontaktit me substanca të cilat organizmi jonë i sheh si të huaja. Këto substanca të huaja, të cilat nxisin paraqitjen e reaksioneve alergjike te disa njerëz, quhen alergjenë. Alergjenët më të shpeshtë janë pluhuri, poleni i luleve, myku dhe ushqimet. Kur ndonjëri prej këtyre alergjenëve bie në kontakt me trupin e personave alergjik, kjo bën që sistemi imun i tyre të zhvillojë një reaksion alergjik.

Numri i personave që shfaqin komplikacione alergjike kohët e fundit është shtuar aq shumë saqë tashmë alergjitë rënditen si sëmundja e dytë më e shpeshtë pas atyre kardiovaskulare.

Megjithëse është një sëmundje e trashëgueshme imunitare, mënyrat për lehtësimin e simptomave të saj janë të shumta. Një mënyrë efikase dhe metoda e hiposensibilizimit (vaksina anti-alergji) me anë të së cilës në trupin e pacientit injektohen doza të vogla alergjenesh, ndaj të cilëve trupi kundervepron.

Mirela Hitaj, mjeke alergologe pranë Poliklinikës së Specialiteteve nr. 1 në kryeqytet tregon gjithçka duhet të dini rreth vaksinës anti-alergji. Kur duhet bërë ajo, sa herë duhet përsëritur, sa zgjat efekti dhe të cilët persona është e ndaluar.

Çfarë është vaksina anti-alergji dhe kur duhet bërë ajo?

Me vaksinë anti-alergji (imunoterapi specifike) do të kuptojmë një densibilizim të organizmit duke bërë që sëmundja të zbutet në mënyrë natyrale.

Vaksina anti-alergji bëhet në forma të lehta të alergjisë, të mesme dhe të mesme në të rëndë, por jo në forma shumë të rënda, Formë e rëndë quhet kur alergjia është nën 50% dhe bërja e vaksinës në këtë rast do të ishte një kundërindikacion për ta agravuar më tej gjëndjen e pacientit.

Sa herë duhet përsëritur vaksina anti-alergji?

Skemat e bërjes së vaksinës i përcakton vetëm mjeku alergolog. Përsëritja dhe kohëzgjatja varet nga shkalla e alergjisë dhe gjendja e pacientit.

Zakonisht fillon me një dozë rritëse (maksimale) një herë në 4 javë duke e ulur në një dozë mbajtëse. Nga momenti që fillon nuk duhet të ndërpritet minimum për 3 vjet dhe maksimumi 5 vjet.

Sa zgjat periudha e përmirësimit pas vaksinimi?

Periudhën e përmisimit vaksina e ka deri në 15 vjet. Ka persona që kanë nevojë ta përsërisin edhe më herët, pas 7-8 ose 15 pasi është edhe individuale, por këtë e gjykon vetëm mjeku specialist.

Çfarë kufizimesh ka në bërjen e saj?

Së pari duhen bërë provat e alergjisë, për të përcaktuar nga se nga çfarë jemi alergjik. Nuk bëhet nën moshën 3 vjeç (preferohet mbi 5). Nuk bëhet në persona që kanë sëmundje të tjera shoqëruese të tilla si: personat me probleme kardiake, tek personat që janë me imunosupresor, tek personat me sëmundje malinje etj.

Sa efektive është ajo?

Vaksina është shumë efektive, nuk ka efekte anësore, bën përmirësimin e sëmundjes në mënyrë natyrale dhe parandalon një astme të mundshme.

Sa mundësi ka për të kaluar në astmë bronkiale një person që vuan nga alergjia?

Ka shumë mundësi. Zakonisht alergjia fillon me rinit dhe përfundon në astmë. Prandaj është shumë e rëndësishme që alergjia të kapet dhe mjekohet që në faza të hershme./ Shendeti.com.al

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu