Gjermania e nis me fitore Kupën e Konfederatave

0
12

Gjermania debuton me fitore ne Kupën e Konfederatës. Takimi i radhës në grupin B, ishte mes kampionëve të botës dhe Australisë, aty ku djemt e Johachim Leë, arritën të fitonin me rezultatin 3-2. Në minutën e pestë të takimit, ishte Lars Stindl ai që dërgoi Gjermaninë në epërsi. Tentativat e pancerave për të dyfishuar rezultatin nuk rreshtin, por kundërshtari i tyre tregohet më saktë, duke barazuar rezultatin në minutën 41 me anë të mesfushorit Tom Rogic. Atëherë kur dukej se 45 minutat e para do të mbylleshin në barazim është Julian Draxler ai që e shndërron në gol një 11-metërsh të fituar.

Me fillim e fraksionit të dytë, Goreztka trefishon rezultatin. Në të 56 është Australia që jep shënja jete, duke rihapur sfidën me golin e realizuar nga ana e Tomi Juric, duke ngushtuar rezultatin në 3-2. Në minutat e fundit të sfidës janë sërisht “kangurët” ata që tentojnë të barazojnë, por pa ia dalur dot, kjo falë edhe përformancës shumë të mirë e portierit të Bayern Leverkusenit, Leno. Vërshillima e gjyqtarit, sinjalizon dhe fundit e ndeshjes, me Gjermanët që arrijnë të rrëmbejnë tre pikët e para, në Kupën e Konfederata.

Në Grupin B momentalisht kampionët e botës ndodhen ne vendin e dytë në kuotën e 3 pikëve, po aq sa Kili kryesues. Performancë jo bindëse nga ana e futbollistëve të Johachim Loeë, por e mjaftueshme për të arritur tek suksesi në sfidën e parë të këtij kompeticioni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here