Fundshpinë e përsosur me 3 lëvizje të shpejta

0
30

Tonifikoni të pasmet, këmbët dhe muskujt e barkut me këto 3 lëvizje të thjeshta të demonstruara nga instruktorja e palestrës Amanda Butler.

Shkelmimi mbrapa
Mbështetini duart paralel me shpatullat dhe gjunjët paralelisht me vithet. Ngrijeni gjurin deri sa të prekë gjoksin duke përkulur kurrizin lart. Pas kësaj, ngrijeni këmbën lart duke e tendosur plotësisht. Përsëriteni këtë ushtrim 15 herë, pa e prekur asnjëherë tokën me gju. Ndryshoni këmbën dhe bëni të njëjtën ushtrim.

Shkelmimi me pulsim
Mbështetini duart paralel me shpatullat dhe gjunjët paralelisht me vithet. Fillojeni njësoj, duke ngritur gjurin derisa të prekë gjoksin e më pas, ngrijeni këmbën lart të tendosur, dhe kur ta keni ngritur sa më lart të mundeni, pulsoni disa herë. Përsëriteni ushtrimin 15 herë.

Zgjatim i ndërthurur me përkulje

Fillimisht hapini këmbët me largësi më të madhe se gjerësia e shpatullave duke hapur pakëz krahët. Mbajeni shpinën drejt, gjoksin para, dhe çojeni njërën këmbë prapa, duke e zgjatur sa më shumë jashtë këmbës tjetër. Qëndroni mbi majën e këmbës dhe përkuluni duke i shtrënguar duart në lartësinë e gjoksit. Duhet të përkuleni pa e mbështetur gjurin në tokë plotësisht. Përsëriteni ushtrimin 15 herë për secilën këmbë.

Burimi: Cosmopolitan / Shendeti.com.al

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu