Fotot/ Këto janë femrat më seksi në botë sipas revistës “Maxim”

0
34

Revista e famshme për meshkuj, “Maxim”, ka zbuluar listën e 100 femrave më seksi në botë për vitin 2017. Dhe këtë vit ka mjaft befasi në këtë listë, së paku në top-dhjetëshe, pasi kemi shumicën fytyra të reja, siç janë dy motrat Hadid, dy motrat Jenner dhe gjeneratat e reja të familjeve Stallone dhe Kravtiz, transmeton Zeri.info.

Image

Supermodelja e re Hailey Baldwin, e cila është vajza e aktorëve Stephen Baldwin dhe Kennya Baldwin, është kurorëzuar si femra më seksi në botë sipas listës “Hot 100”.

Ajo është njëra prej dy anëtareve të familjes Baldwin që gjenden në këtë listë, së bashku me kushërirën Ireland Baldwin, e cila është vajza e aktorëve të famshëm Alec Baldwin dhe Kim Basinger.

Image

Në mesin e fytyrave tjera të famshme që zbukurojnë faqet e kësaj reviste, përfshijnë edhe supermodelen e forma të bujshme Ashley Graham, pastaj yllin e filmit “Star Wars” Daisy Ridley, këngëtaren seksi Katy Perry dhe supermodelen e revistës së famshme ‘Sports Illustrated Swimsuit’, Chrissy Teigen. Në këtë listë janë edhe shumë bukuroshe të shtëpisë së modës ‘Victoria’s Secret’, si Candice Swanepoel, Adriana Lima, Doutzen Kroes, Joan Smalls Irina Shayk, Nina Agdal, Rosie Huntington Whiteley dhe Alessandra Ambrosio.

Image

Po ashtu, aty janë edhe aktore të famshme si Margot Robbie, Emma Stone, Emma Watson, Dakota Johnson, Zoë Kravitz dhe Tessa Thompson.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu