FOTO/ Me këtë këngëtar është martuar Telminja nga seriali Kloni

0
27

Ata janë në pritje të fëmijës së dytë.

Mjaftoi një video e publikuar në Youtube ku shihej futbollisti brazilian Neymar duke vallëzuar me “Ai Se Eu Te Pego”, që kjo këngë të bëhet e popullarizuar pothuajse në gjithë botën. Kështu interpretuesi i saj Michael Telo fitoi famë përtej kufijve të vendit të vet Brazilit, gjë që e dëshirojnë shumë artistë.

Telo i cili ka lindur më 21 Janar të vitit 1981 në Medianeira të Brazilit , ka kënduar qysh nga mosha gjashtë vjeçare ,po ashtu luante edhe në piano dhe harmonikë. Kur ishte 12 vjeçar në vitin 1997 formoi grupin “Tradição” , të cilin e braktisi në vitin 2008 pasi që kishte sjellë disa hite, këtë e bëri për të vazhduar karrierën solo. Në vitin 2011 ai publikoni këngën “ Ai Se Eu Te Pego” e cila kryesoi në toplista në 15 vende të botës. Pas gjithë këtij suksesi këngëtari i la hapësirë edhe jetës private.

Ai në vitin 2014 u martua me njërën prej bukurosheve të serialit brazilian “O Clone”. Është fjala për Thaís Fersoza e cila luan rolin e Telminjës, një vajzë simpatike e sjellshme. Shfaqet si bija e dashur e çiftit më karizmatik të serialit Tavinjos dhe gruas së tij superxheloze Lidias.Fersoza u lind më 13 prill të vitit 1984, në Rio de Janeireo.

Si aktore u njoh edhe për role tjera në projekte të ndryshme kinematiografike braziliane.Çifti janë prindër të një vajze, por aktorja po ashtu është në muajt e fundit të shtatëzanisë së dytë, kështu familja e tyre është duke u zgjeruar. Kujtojmë se Fersoza paraprakisht ka qenë e martuar me Juaquim Lopez, por që martesa e tyre zgjati vetëm një vit (2009-2010).Serial “Kloni” aktualisht është duke u rishfaqur në TV21mix nga e hëna në të premtën nga ora 22:00

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu