FOTO/ Kjo është darka që vendosi ‘fatin’ e Marinës në Top Channel!

0
10

Marina Vjollca ka postuar një foto nga pishina. Menjëherë mediat kanë kërkuar çfarë ndodhte në profilin e të fejuarit, Getar Selimi dhe duke qenë që ai kishte foto nga një mjedis tjetër, u shkruajt që Marina po i kalonte vetëm pushimet.

Në të vërtetë, fotot e Getit nuk janë aktuale sepse duket që ai ka realizuar një set dhe ka postuar disa foto, ku shfaqet me një rrobdëshambër me ngjyra të forta, në makinë dhe nga pika e lartë ku i ka realizuar.

Megjithatë mjafton të kthesh pak kokën në cep të fotos së Marinës, për të parë që mbi tryzën e vogël ndodhen dy gota kafeje. Marina ka shumë mundësi të ketë qenë e shoqëruar dhe pse jo me Getin. Megjithatë nëse është menduar që ndonjë projekt pune apo arsye tjetër i ka ndarë atë ditë çiftin që parashikon të martohet së shpejti, Marina ka hedhur poshtë çdo zë duke publikuar një foto me Getin dhe zëvendësdrejtorin e Top Channel, duke darkuar së bashku.

Për Getin dhe Marinën jemi të qartë, në të vërtetë nuk u shqetësuam asnjëherë, por kjo darkë me një nga emrat më të rëndësishëm të televizionit ku punon Marina ngre disa pyetje. Prej kohësh qarkullojnë zëra që prezantuesja bionde do largohet nga Procesi Sportiv për të prezantuar ndoshta një format me fëmijë.

Ndoshta kjo është një darkë pune për të folur pikërisht për të ardhmen profesionale të Marinës. Ose nuk është aspak kështu. Edhe personazhet e njohur organizojnë darka miqsh! Nuk është e thënë të ketë gjithmonë një qëllim pas tyre… Siç, nuk është e thënë që, kur një çift nuk del në foto bashkë, kanë mbetur vetëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here