FOTO/ 30 kuriozitete që duhet t’i dini për Çikagon

0
21

Çikago i ka fillimet më 12 mars 1773 kur Jeanne Baptiste Pointe de Sable ngre vendbanimin e tij në atë që tani njihet si Çikago.

Pak dihet rreth tij; disa thonë se ishte francez nga Kanadaja, historianë të tjerë shkruajnë se ai kishte ardhur nga Haiti, atëherë koloni franceze. Gjithësesi të gjithë janë të një mendimi se de Sable ishte banori i pare i përhershëm jo-autokton i Çikagos.

Çikago është qyteti i tretë më i populluar në SHBA, pas Nju Jorkut dhe Los Anxhelosit, ai është një pikë turistike me shumë kuriozitete tërheqëse, që vizitohet nga 35 milionë turistë çdo vit.

1. Pikturimi me spraj u shpik në Çikago në vitin 1949.

2. Lumi Çikago është i vetmi lumë në botë që rrjedh mbrapsht.

3. Çikago është vendi ku ndodhet parku zoologjik “Linkoln”; një nga kopshtet zoologjike të pakta në botë ku mund të hysh falas.

4. Instituti i Artit të Çikagos ka koleksionin më të madh të pikturave impresioniste, duke përjashtuar muzeun e Luvrit në Paris.

5. Banka e parë botërore e gjakut në Shtetet e Bashkuara u krijua në Çikago në vitin 1937.

6. Çikago ka rrugën më të gjatë të vazhdueshme në botë që shtrihet për plot 23.5 milje.

7. Çikago organizon festivalin më të madh të ushqimit në ambientet e jashtme, i cili titullohet “Shija e Çikagos”.

8. Rreth 35 milionë vizitorë fluturojnë drejt Çikagos çdo vit.

9. Biblioteka Publike e Çikagos është krijuar nga hiri i zjarrit të madh të Çikagos në vitin 1873.

10. Çikago është vendi i lindjes së telenovelave.

11. Selia e parë e revistës “Playboy” është hapur në Çikago. Publikimi i revistës filloi po nga ky vend në vitin 1953.

12. Zinxhiri u shpik në Çikago në vitin 1851.

13. Keku i famshëm amerikan Twinkie, u shpik në Çikago në vitin 1930.

14. Jane Addams, banore e qytetit të Çikagos, ishte gruaja e parë amerikane që fitoi çmimin “Nobel” për paqen në vitin 1931.

15. Qyteti Gotham nga filmi “Batman” është bazuar gjerësisht te Çikago.

16. Televizioni i parë me ngjyra debutoi në Çikago në vitin 1956.

17. Fshesa me korrent u shpik në Çikago në vitin 1868.

18. Pica e trashë u shpik në këtë qytet.

19. Nga kulla Willis që gjendet në Çikago mund të duken pesë shtete: Indiana, Ilinois, Miçigani dhe Uiskonsin.

20. Debati i parë televiziv presidencial në SHBA u transmetua nga studiot e CBS-së në Çikago, më 26 shtator 1960, debat që u bë midis Xhon Kenedit dhe Riçard Niksonit.

21. Uollt Diznej ka lindur në Çikago.

22. Në vitin 1885, në Çikago u ndërtua qiellgërvishtësi i parë.

23. Katër yjet e flamurit të Çikagos përfaqësojnë fortesën Dearborn, zjarrin e Çikagos, panairin e Çikagos dhe panairin e zhvillimit të shekullit.

24. Kafsha e parë e blerë prej kopshtit zoologjik “Linkoln” ishte një këlysh ariu, i blerë për 10 dollarë në vitin 1874.

25. Në vitin 1895, gara e parë amerikane me automobila u mbajt në Çikago.

26. Ndeshja më e gjatë e bejsbollit për Ligën Madhore u luajt në Çikago.

27. Ndërtesa Wrigley është zyra e parë në botë që kishte ajër të kondicionuar.

28. Shpikësi prej Çikagos, Martin Kuper (Cooper), shpiku celularin e parë.

29. Grupi i parë për të drejtat e personave gej u krijua në Çikago në vitin 1924.

30. Operacioni i parë për hapjen e zemrës në SHBA u krye në Çikago në vitin 1893.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu