Finalja e Ligës së Kampionëve, blindohet Cardiff,1500 agjentë në terren

0
19

Këtë të shtunë në Cardiff të Britanisë do luhet finalja e Champions League ku do të jenë përballë skuadra italiane e Juventusit dhe ajo spanjolle e Real Madritit.

Për shkak të frikës së sulmeve terroriste dhe për shkak të rëndësisë së eventit i cili është nga më të rëndësishmit në botën e sportit qyteti i Cardiff e sidomos zona përreth stadiumit do të jenë nën masa të rrepta sigurie.

Madje mediat britanike e cilësojnë si planin më të madh operacional në botë pasi në një qytet me rreth 350 mijë banorë do të vijnë rreth 175 mijë persona për të parë ndeshjen e shumëpritur. Në këtë supër ndeshje janë akredituar rreth 2500 gazetare dhe fotografë.

Cardiff dhe rrethinat kanë nisur të blindohen me forca policie dhe ushtrie.

Një seri masash antiterrorizëm po aplikohen, duke përfshirë skanerin e fytyrës për vendet publike me rezultate në kohë reale, kufizimin e qarkullimit me heqjen e mjeteve të rënda, mbylljen e gjirit të Kardifit dhe seksione të lumit Taff. Çdo tifoz do të krahasohet me një database ku bëjnë pjesë huliganë dhe potencial për akte terrori.

Askush nuk do të mund të futet me kamion në sheshe publike.Në detyrë do të jenë rreth 1500 agjentë, kështjella e Cardiff do të hapet për vizitorët të dielën ndërsa janë përcaktuar kalime të ndara për tifozët të cilët do të ndjekin ndeshjen në lokale dhe për ata që do të qëndrojnë në stadium.

Shumë lokale publike kanë shtuar sigurinë private, do të hyhet të restorante vetëm pasi janë kontrolluar imtësisht personat dhe cantat që ata kanë me vete.

Kujtojmë se Britania është ende nën ethet e sulmit terrorist që goditi pak javë më parë Manchester Arena ku humbën jetën 22 persona e në një event të tillë të gjithë sytë e botës sidomos të sportdashësve janë aty.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu