Felipe Melo flet për ish-shokun e ekipit Icardi

0
23

Ish mesfushori i Interit, Felipe Melo mendon se Nerazzurrtë kanë gabuar që e kanë emëruar kapiten të skuadrës Mauro Icardin për shkak të mungesë së pjekurisë.

“Nëse ai nuk shënon, Interi nuk fiton, kjo është shumë e qartë, por shiriti i kapitenit është një tjetër gjë. Mendoj se është shumë për të”, ka deklaruar Melo për FCInterNews.

“Një lojtar i cili është kapiten duhet të ketë respektin e kundërshtarëve. Ka pasur shumë gjëra në të kaluarën dhe nuk e shoh atë si një kapiten të vërtetë sot”, ka theksuar ai.

Ish anëtari i Juventusit dhe Galatasarayt është nën kontratë me Interitn, por gjatë verës është huazuar te skuadra braziliane, Palmeiras.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu