FATI YT SOT, HOROSKOPI 12 QERSHOR 2017

0
14

Dashi

Do të ndiheni pak aventurierë gjatë kësaj dite dhe nuk do të hezitoni të shkoni në vende të ndryshme me miqtë apo partnerin/en tuaj, duke mos e menduar dy herë se cilat janë rreziqet apo pasojat. Do ta keni pak të vështirë të pranoni idetë e të tjerëve, në veçanti nëse ato nuk janë të ngjashme me tuajat aq sa duhet. Mos u tregoni kokëfortë dhe bëni kujdes me shëndetin.

Demi

Do të ndieni se keni nevojë për ide dhe plane të reja. Është koha e duhur për të eksploruar në horizonte të paprovuara më parë. Pranoni këshillat e të tjerëve dhe kjo ka për t’ju ndihmuar shumë nëse doni të mos përfundoni duke kritikuar veten disa ditë më pas. Yjet ju rekomandojnë të vini çdo mjet në funksion, nëse dëshironi të përmbushni disa qëllime.

Binjakët

Kjo do të jetë një ditë shumë e mirë për të studiuar dhe për të marrë mësime të reja në disa fusha, për të cilat nuk keni qenë të informuar më parë. Bëni mirë të socializoheni me disa miq me të cilët keni kohë pa folur dhe rrjedhimisht keni krijuar distanca të panevojshme. Do të jetë një ditë produktive në anën shkencore.

Gaforrja

Shpërqendrimet dhe konfuziteti që do të keni gjatë kësaj dite do të shkaktojë situata të papëlqyeshme tek ju. Nuk do të jeni produktivë në atë masë që duhet dhe kjo nuk do t’ju pëlqejë aspak. Mundohuni të ruani optimizmin dhe pozitivitetin që ju karakterizon. Do të keni nevojë për këshillat e disa personave, të cilët do të jenë të gatshëm për të bërë gjithçka për ju.

Luani

Sot do të keni mundësi të shpalosni talentin dhe aftësitë tuaja në fusha të ndryshme dhe përballë shumë personave. Bëni kujdes pasi mënyra se si do të mendoni apo mënyra se si ju do të shprehni disa mendime do të shndërrohet në pikën tuaj të dobët. Nëse do të keni të bëni me persona që nuk bëjnë kompromise për idetë e tyre, atëherë bëni mirë të tërhiqeni dhe tu hapni rrugë. Tregohuni të vëmendshëm ndaj detajeve.

Virgjëresha

Puna e vështirë nuk ka për t’ju trembur aspak, veçanërisht kur e dini se do të paguheni mirë në të ardhmen dhe njëkohësisht do t’ju shërbejë si një eksperiencë shumë e mirë profesionale. Interesat e një pune në grup nuk të jenë të njëjta me interesat tuaja. Do të keni mospërputhje me shumë kolegë, por kjo nuk do t’ju ndalë për të realizuar planet tuaja.

Peshorja

Do të jetë një ditë shumë e mirë për të bërë çfarë të doni dhe njëkohësisht nuk do të duhet t’ju jepni shpjegime të tjerëve për zgjedhjet tuaja. Sot do të keni mundësinë ta shijoni jetën në maksimum dhe nuk do të ndaleni nga asnjë gjë. Mos u mundoni të shmangni takimet me personat e tjerë, veçanërisht nëse ata janë miq të rinj dhe që sapo i keni njohur.

Akrepi

Bëni mirë të harroni disa hatërmbetje dhe prishje qejfi që keni përjetuar gjatë ditëve të fundit nga të afërmit dhe miqtë tuaj, nëse dëshironi që gjithçka të shkojë në drejtimin e duhur dhe të keni harmoni në ambientin që ju rrethon. Nëse keni plane që i konsideroni të rëndësishme, ndajini ato me familjarët apo personat që iu besoni më shumë dhe mundohuni të pranoni mendimet e tyre, edhe nëse janë kundër mendimeve tuaja.

Shigjetari

Është një ditë shumë e mirë për komunikim dhe informim. Do të keni mundësi të mëdha për të forcuar marrëdhëniet tuaja me disa persona të caktuar, të cilët do të ndikojnë shumë në karrierën dhe suksesin tuaj në të ardhmen. Punoni fort dhe do të merrni rezultatet e dëshiruara sa hap e mbyll sytë. Mos harroni të vizitoni një person të veçantë.

Bricjapi

Rutina e punës do të sjellë lodhje por njëkohësisht edhe kënaqësi e pozitivistet në gjendjen tuaj të brendshme. Do të ndiheni krenarë për gjithçka që keni arritur të bëni deri më tani. Situata juaj financiare do të varet nga dëshira dhe mundësia juaj për të rrezikuar në drejtime të caktuara. Mos u tregoni më të patrembur seç duhet.

Ujori

Yjet ju këshillojnë të harroni mosmarrëveshjet dhe të vini re anët pozitive të situatave që ju rrethojnë. Çdo gjë do të shkojë më së miri gjatë kësaj dite dhe ju nuk do të mundoheni aspak për të rënë në sy apo për të marrë vëmendjen e disa personave të caktuar. Nëse me të vërtetë dëshironi që një plan juaji të realizohet, atëherë punoni fort për të.

Peshqit

Do të keni dëshirë të merreni me punë intelektuale apo të kaloni një pjesë të madhe të ditës duke komunikuar në distancë me miqtë tuaj, të cilët keni kohë që nuk i takoni. Sot do të keni mundësinë të njiheni dhe të përjetoni disa eksperienca me të vërtetë të veçanta dhe shumë ndryshe nga të tjerat. Përfitoni nga kjo ditë.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu