FATI YT/ HOROSKOPI, 18 SHTATOR 2017

0
28
Loading...

Dashi 21.03-20.04 Një vendim i prerë do t’ju krijojë telashe në shtëpi. Mendoni me kujdes për implikimet që mund t’ua sjellë kjo zgjedhje para se të aplikohet e të krijojë efekt. A do të mundë të kenë pasoja të mëdha disa të afërm tuaj për shkak të ndërrimit të ngjarjeve? A ka opsione të tjera në dispozicion? Është e kuptueshme që dëshironi ta rregulloni një problem sa më shpejt që të jetë e mundur. Por nëse ecni tepër shpejt do të shkaktoni më tepër telashe e shpenzime. Kërkoni këshilla në rrjete sociale. Demi 21.04-20.05

Keni kujdes të mos bëni disa vërejtje sarkastike. Dikush do t’i marrë seriozisht komentet tuaja. Këtu mund të fillojnë thashethemet. Jeni të qartë karshi bisedave me thashetheme dhe mos spekuloni për jetën private të dikujt tjetër. Sa më diskret që jeni, aq më lehtë do ta mbroni reputacionin. Njerëzit kanë nevojë ta dinë që mund të besojnë në ju dhe që nuk do t’i tradhtoni. Edhe pse është tunduese t’i ndani disa informacione në një festë, është më mirë të ruani rrugën që keni marrë.

Binjakët 21.05-20.06

Nëse fokusohuni në çështje materiale do të ndiheni të palumtur. Më mirë kthejeni vëmendjen në aktivitet që u japin rehati në shpirt. Kjo mund të përfshijë çfarëdo, duke nisur nga leximi te dëgjimi i muzikës apo komunikimi me natyrën. Nevojat e tuaja materiale shpejt do të treten kur të mbushni jetën me kënaqësi të thjeshta. Shpjegojuani miqve se nuk do të mund t’i shoqëroni kur dalin në vende luksoze.

Gaforrja 21.06-20.07

Nuk ka kuptim të provoni të flisni arsyeshëm me një koleg apo fqinj joracional. Në vend se të provoni t’i përshtateni sensit të tij, kthejeni vëmendjen te njerëzit që ndajnë shqetësimet tuaja. Duke u bashkuar mund të sfidoni disa politika. Mund të largoni nga puna njerëzit jokompetentë që kanë marrë pozita të fuqishme. Do të jetë e mundshme edhe të krijoni më tepër burime të të ardhurave dhe të mbroni anëtarët e komunitetit tuaj. Kur hasni në ndonjë pengesë, ndërrojeni drejtimin.

Luani 21.07-20.08

Mos u lidhni për zhgënjimet e së kaluarës. Keni mundësinë të ktheni në dorë fatin tuaj, por duhet të mbeteni pozitiv. Shfrytëzoni ato që keni mësuar për të ecur nëpër terreni më të larta. Nëse keni mungesë të trajnimeve esenciale apo përvojës, regjistrohuni në ndonjë kurs. Puna do të jetë më e vështirë seç e prisnit, por do ta shijoni. Lëreni një mësimdhënës kërkues t’ju sfidojë. Nganjëherë keni tendenca të bëheni përtac.

Virgjëresha 21.08-20.09

Puna me një ekip është më tepër problematike se që shpaguhet. Nëse provoni t’i përmbushni pritjet e një komiteti duhet të bëni kompromis me disa ide tuajat të mrekullueshme. Është më mirë të veproni vetë, sidomos kur është fjala për përpjekje artistike. Nëse keni qenë të detyruar të punoni me një ekip, vëni energji në këtë projekt sa më shpejt që është e mundshme. Kursejeni energjinë për gjëra që ju sjellin përmbushje spirituale e emocionale. Shkoni në darka me miq. Shëtisni në park.

Peshorja 21.09-20.10

Kini kujdes se si silleni me mikun e ngushtë apo të dashurin. Edhe pse keni respekt të madh në jetën publike, është e rëndësishme që t’i trajtoni të barabartë njerëzit që i doni. Në vend se t’i dekurajoni ata për të ndjekur ëndrrat e tyre, bindni ata të vrapojnë pas tyre. Në vend se të insistoni t’i bëni gjërat sipas mënyrës suaj, është mirë të mbështeteni tek sugjerimet e partnerit. Mos keni frikë se mund të humbni kontrollin. Lidhjet më të mira mbështeten në marrje e dhënie.

Akrepi 21.10-20.11

Edhe pse keni më tepër eksperiencë se kushdo tjetër në organizatë, është e rëndësishme t’i dëgjoni të tjerët. Ata që janë më të rinj kanë mënyra më efektive për t’i kryer punët, thjeshtë për shkak se nuk janë të zhytur në metoda tradicionale. Nëse tregoheni më pranues ndaj ideve të tyre, mund të ndodhin gjëra shumë të mira. Nganjëherë njerëzit që ju bezdisin më së shumti, kanë idetë më të mira. Mos lejoni që ndjenjat personale t’ju dalin në rrugë.

Shigjetari 21.11-20.12

Konfliktet për paratë po ju shkaktojnë telashe në rrafshin romantik. Është e mundshme që i dashuri juaj mendon që po kurseni shumë. Ose ka mundësi që t’i shpenzoni keq financat e përbashkëta. Nuk ka asgjë që mund të thuhet për dikë që shpenzon apo kursen. Ajo që është problematike është shuma e faturave që duhet paguar. Flisni me ndonjë këshilltar financiar sepse do t’ju ndihmojë. Kur keni një mendim të tretë do të mund të shmangni disa sulme personale e të bëni kompromise efektive.

Bricjapi 21.12-20.01

Keqkuptimet po ju fusin në disa situata të vështira në raport familjare. Keni nevoja më të ndryshme sesa të afërmit tuaj. Merreni këtë parasysh kur t’ju ofrohen këshilla dhe të kuptoni se cilat janë pritjet tuaja. Duke dëshmuar respekt për dëshirat e të tjerëve, edhe ata do të përpiqen ta bëjnë. Nëse një anëtar i familjes nuk ka qenë duke treguar respekt, flisni me të ngadalë. Duke i caktuar disa rregulla të përbashkëta që duhet t’i ndiqni të dy, mund të krijoni qetësi brenda familjes.

Ujori 21.01-20.02

Një qëndrim kritik do t’ju shkaktojë telashe në shtëpi e në punë. Kurdo që ndjeni dëshirën ta korrigjoni dikë, mendojeni më mirë. Shprehni falënderime për gjestet e vogla që bëjnë njerëzit që shpesh herë injorohen nga të tjerët. Jepuni komplimente atyre që i admironi. Secili prej jush ka pikat e forta e të dobëta. Jeni bekuar me shumë mundësi por keni mungesë të disa kualiteteve. Duke bashkuar forcat me ata që kanë mungesë të shkathtësive, mund të bëni shumë gjëra të mëdha.

Peshqit 21.02-20.03

Tregohuni të hapur ndaj kritikave konstruktive. Megjithëse jeni bekuar me talent kreativ, gjithmonë ka hapësirë për përmirësime. Nëse dikush shpreh pakënaqësi me punën tuaj, mos i nënvlerësoni sugjerimet e tyre. Ndani momente për të lënë mënjanë egon e të ktheheni në punë. Njerëzit do të bëhen më pranues ndaj punës suaj kur ju bëni disa alternativa minore. Nëse nuk ridefinohen tektikat, ushtroni më tepër.

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here