Facebook ju shikon fshehtas përmes kamerës tuaj

0
32

Një patentë e zbuluar kohët e fundit është shqetësuese, pasi mund t’ia mundësojë rrjetit social që në mënyrë sekrete t’ju shohë përmes kamerës në kompjuter apo celular.

Patenta, e titulluar ‘Teknikat për Detektim të Lëvizjes’, shpjegon se si kamera e pajisjes do të përdoret për të shikuar fytyrën e përdoruesit në mënyrë që të përcaktohet gjendja e tij mendore: i pikëlluar, i lumtur, i nervozuar etj.

Kur Facebook identifikon gjendjen tuaj mendore, do ta përdorë atë për t’ju mbajtur më gjatë në faqe.

Sekreti për incizimin e fytyrës tuaj e ndihmon gjithashtu Facebook-un që t’ju shfaq reklamat të cilat i keni dëshirë. Nëse e keni shikuar një reklamë për rroba, Facebook do të shfaq më shumë reklama të tilla.

Patenta ishte krijuar më 2014 dhe ishte publikuar më 2015, megjithatë ishte aprovuar vetëm në maj të këtij viti – dhe ishte zbuluar nga një grup i CB Insights.

Megjithatë, siç raporton Independent, dokumenti rritë shqetësimet rreth kompanisë, pasi ky është një manipulim sekret ndaj qindra mijëra përdoruesve të rrjetit social.

Për më tepër, bota ishte tronditur vitin e kaluar kur një fotografi e Mark Zuckerberg rrodhi në rrjete sociale, duke e shfaqur CEO-n me një laptop afër tij i cili kishte të mbuluar kamerën dhe mikrofonin.

Zuckerberg duket se e di qartë se çfarë është në gjendje të bëjë kompania e tij.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu