Ëngjëll apo djall? Ja çfarë jeni sipas shenjës së horoskopit

0
41

Je ëngjëll apo djall? Përgjigjia është në shenjën tënde të horoskopit.

Dashi– Sipas Astronomisë, Dashi është biri i Marsit. Prandaj të lindurit e kësaj shenje zemërohen lehtësisht për një pasion, për një ide dhe në çast shndërrohen në djaj, edhe pse mund të kenë zemër të madhe.

Demi– Kjo shenjë e Zodiakut përfaqëson Nënën Tokë, por dominohet nga Venusi. Ndaj Demi është një shenjë ëngjëllore, plot sensualitet dhe harmoni.

Binjakët– Edhe kjo shenjë është padyshim një ëngjëll, e udhëhequr nga Mërkuri. Në këtë shenjë bashkëjetojnë forca pozitive dhe negative. Zgjedhja varet nga dashuria.

Gaforrja– Kjo shenjë është e dominuar nga Hëna, e sigurisht personat e kësaj shenje janë ëngjëj që përcjellin shumë ndjeshmëri dhe ngrohtësi.

Luani– Personi i kësaj shenje ndihet si Zot, e mbi këtë nuk pranon diskutime. Nuk ka dyshim mbi faktin se të lindurit në këtë shenjë janë djaj.

Virgjëresha– Një ëngjëll, një person shumë altruist, i përqëndruar në punë dhe veçanërisht ndaj familjes.

Peshorja– Edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një ëngjëll. Të lindur në këtë shenjë janë të dominuarit kryesorë nga Venusi, që u dhuron sensin e ekuilibrit. Personat e kësaj shenje përballen me jetën me shumë sharm dhe diplomaci të lindur.

Akrepi– Bëhet fjalë për një shenjë djallëzore, të dominuar nga Marsi. Personi që i përket kësaj shenje të horoskopit nuk humb rast për të sulmuar armikun e parë.

Shigjetari– Kjo shenjë është e udhëhequr nga Jupiteri. Personi që i përket kësaj shenje është një djall. Edhe pse ka ndjenja fisnike brenda vetes, sërish natyra instiktive është ajo që del fitimtare.

Bricjapi– Kjo shenjë e dominuar nga Saturni ecën me llogari në jetë dhe cilësohet si një shenjë imorale, e gatshme për të bërë gjithçka vetëm që të arrijë objektivat. Nuk ka asnjë dyshim që kemi të bëjmë me një djall të vërtetë.

Ujori– Kemi të bëjmë me një ëngjëll të udhëhequr nga Urani. Një shenjë shpirtërore dhe pak me “kokën në re”, por e aftë të përballojë jetën me lehtësi dhe gëzim.

Peshqit– Të lindurit e shënjës së Peshqve janë ëngjëj. Elementi kryesor i kësaj shenje është uji, origjina dhe vazhdimësia e jetës.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu