Emery: Neymar e Cavani ta ndajnë përfundimisht për penalltitë

0
31
Loading...

Dy yjet e Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani dhe Neymari kanë pasur një mosmarrëveshje gjatë lojës me Lyonin pasi të dy kërkonin të gjuanin penaltinë.Uruguaiani mori përsipër gjuajtjen nga 11-metërshi, por nuk u tregua i saktë.

Megjithatë, mediat kanë nisur të raportojnë për ndonjë përçarje të mundshme në klub, gjë që nuk i ka pëlqyer trajnerit Unai Emery, transmeton KP.

“Penaltitë do të ekzekutohen nga lojtarë të caktuar dhe njëri prej tyre do të jetë ose Neymar ose Cavani”, tha Emery pas ndeshjes. “Ata duhet të kenë marrëveshje zotërinjsh për ekzekutimin e tyre.

Pas kësaj që ndodhi, ne do të organizojmë në mënyrë të brendshme për penaltitë e ardhshme sepse mendoj se që të dy janë të aftë për të shënuar dhe unë dua të kemi alternativa”. (b.an)

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here