Ekzistojnë 9 tipe të njerëzve inteligjentë, zbuloni si jeni ju!

0
12

PO ju, ku bëni pjesë?

Themeluesi miliarder i Microsoft Bill Gates e di që inteligjenca nuk është e përbashkët.

Gates e ndërtoi karrierën e tij mbi një logjikë të fortë dhe aftësi matematikore, duke e zhvilluar veten si kodues me një talent të vogël në zgjidhjen e problemeve teknike. Por ai e pranon që ka anashkaluar aftësi të tjera, si ato ndërpersonale.

Në një seri postimesh në Twitter, Gates ndan me njerëzit gjërat që shpresonte të kishte ditur kur filloi karrierën e tij.

“Kur kthehem pas në periudhën kur lashë universitetin, shpresoj të kisha ditur gjërat që di tani,” shkruan ai.

“Inteligjenca merr shumë forma,” thotë Gates. “Nuk është një-dimensionale. Dhe jo aq e rëndësishme sa mendoja dikur.”

Në vitet 1980, psikologu Howard Gardener identifikoi nëntë tipe të inteligjencës. Në shpjeguesin e mëposhtëm do të gjeni të gjithë personalitet dhe karakteristikat me të cilat mund të identifikoni veten.

Tipat:

Hapësinor: E shohin botën në 3D
Natyralist: Kuptojnë çdo qenie dhe e lexojnë natyrën
Muzikor: Dallojnë tingujt, tonet, ritmet dhe timbrat
Logjik-matematikor: Përcaktojnë gjithçka në vlerë sasiore, ngrenë hipoteza dhe i provojnë ato
Ekzistencialist: Ngrenë pyetje në lidhje me arsyet pse jetojmë dhe vdesim
Ndërpersonal: Përjetojnë ndjenjat njerëzore
Kinestetik: Koordinojnë trupin me mendjen
Linguistik: Gjejnë fjalët e duhura për të shprehur atë që nënkuptohet
Intra-personal: Kuptojnë vetveten, çfarë ndjejnë dhe çfarë duan
Ka një sërë dobish të pranosh tipin tënd të inteligjencës. Për fillestarët, mund të ndaloni së krahasuari veten me të tjerët dhe të gjeni ambjentin më të përshtatshëm të punës për veten. Mund të jeni më të vetëdijshëm në lidhje me aftësitë që ju duhet të zhvilloni.

Gates e përfundoi linjën e mendimeve me një shënim shpresëdhënës: “Ky është një moment i përkryer për të jetuar. Shpresoj të merrni më të mirën nga ky moment.”

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu