Ekspertët paralajmërojnë prindërit: Ndëshkimi me shuplakë, pasoja afatgjate tek fëmijët

0
12
Loading...

Përshtati në shqip: Kesilda Gjoka

A duhet të ndëshkohen fëmijët me shuplakë, apo jo? – është një pyetje që nxit gjithmonë debat.

Disa mendojnë që është e rëndësishëm t’i mbajmë fëmijët nën kontroll, ndërkohë të tjerë mendojnë se është një mënyrë tepër e gabuar për të ndëshkuar fëmijët.

Studimet më të fundit janë bërë krah me grupin “mos i qëlloni”, pasi mund të ketë pasoja afatgjate tek fëmijët.

Gjatë studimit u rekrutuan mbi 700 të rritur nga Teksasi, të cilët u pyetën për eksperiencat e tyre në lidhje me ndëshkimin fizik gjatë fëmijërisë, si dhe eksperiencat e tyre me dhunën në marrëdhëniet në çift.

Afërsisht 20% e pjesëmarrësve kanë pranuar që kanë ushtruar dhunë fizike gjatë një raporti dhe 68% e tyre kishin raportuar të ishin qëlluar me një objekt fizik në fëmijëri. Kërkuesit gjetën një lidhje domethënëse mes shuplakës dhe dhunimit në raportet në çift kur rriteshin. Si rezultat, ata raportuan që ndëshkimi me shuplaka në fëmijëri mund të rrisë mundësinë që ky person të bëhet i dhunshëm kur të rritet.

Studime të mëparshme kanë treguar një lidhje mes ndëshkimit fizik gjatë fëmijërisë dhe dhunës në rrugë. Nga një analizë që u është bërë 36 studimeve të mëparshme, rezulton që personat të cilët janë ndëshkuar fizikisht gjatë fëmijërisë, janë më të predispozuar të shfaqin sjellje agresive kur të rriten.

Një tjetër studim, ku janë përfshirë më shumë se 8000 të rritur, ka zbuluar se personat të cilët ishin qëlluar gjatë fëmijërisë kishin më shumë gjasa të abuzonin me drogën dhe alkoolin, si dhe të kenë tentuar vetëvrasjen në të kaluarën.

Kjo nuk është aspak suprizuese, thotë Mayra Mendez, Ph. D., psikoterapeutike e licencuar dhe koordinatore e programeve për shërbimet e shëndetit mendor në Qendrën e Providencës “Saint John’s” për Zhvillimin e Fëmijëve dhe Familjes në Santa Monica, Kaliforni.

“Ndëshkimi fizik është frikësues dhe dëmtues për një fëmijë,” thotë ajo. Shuplaka, goditja e fëmijëve me objekte mëson fëmijën që kështu zgjidhen problemet dhe i mbartin dhe kur rriten.

“Nëse qëlloni fëmijën, ju i thoni atij/asaj që nuk ka asnjë problem nëse qëlloni/godisni,”. Është më se e kuptueshme nëse këta fëmijë kur të rriten mund “të ndëshkojnë” dikë në të njëjtën mënyrë.

Prandaj Mendez rekomandon që prindërit të përdorin disiplinën që u mëson fëmijëve se si të rregullojnë/kontrollojnë emocionet e tyre dhe të shqyrtojnë mundësitë para se të veprojnë.

Dhunimi fizik tregon që në këtë mënyrë mund ta zgjidh menjëherë një problem, pra përdora dhunë për të zgjidhur problemin. Por kjo nuk është një zgjidhje!

Burimi: Women’s Health / Shendeti.com.al

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here