Edhe PSG në gjurmët e Bellotit

0
23

Rivaliteti i madh për Andrea Belloti. Prej kohësh sulmuesi i Torinos është kthyer në objektivin primar për shumë skuadra të mëdha europiane. Një tjetër emër që është shfaqur këto ditë është PSG. Që pas largimit të gjigandit suedez Zlatan Ibrahimovic, klubi parizien nuk ka mundur dot të gjejë një zëvendësues të denjë për të shoqëruar në majën e sulmit, alternativën e vetme që ata kanë, Edinson Cavani.

Ndërkohë, Torino duket se nuk kërkon të nxitohet për të larguar sulmuesin, pasi propozimet nuk mungojnë dhe vazhdojnë të mirëpresin të tjera propozime, në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë nga ky largim. Krahas PSG, Milani dhe Man.United janë gjithashtu të interesuar për 23-vjecarin. Kuqezinjtë në proces rinovimi, ndërsa “Djajtë e Kuq” në kërkim të pasuesit të Zlatan. 100 milionë Euro, kjo është vlera e klauzolës që ka futbollisti. Shifër e përballueshmë për financat e parizienëve, United, por edhe për Milanin, të cilët me ardhjen e kineëzve paratë nuk mungojnë dhe ndoshta do të bëjnë një sforco financiare, për një futbollist si Andrea Belloti, i cili në repartin e prapavijës ofron gola.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu