E dashura e deputetit shqiptar nxjerr FOTOT: Gruaja dhe fëmijët e tij e dinë për ne…

0
238
Loading...

Një vajzë që jeton në Gjermani, i ka shokuar të gjithë me disa foto në të cilat shihet në krah të deputetit të Nismës, Haxhi Shala, i cili është i martuar dhe ka dy fëmijë. Në mbishkrimin e fotove vazja me emrin Anxhelina, e quan deputetin të dashur.

Por edhe pse deputeti e mohoi njohjen mes tyre, duke thënë se mund të jetë vetëm një përkrahëse, Anxhelina për Gazetën Express ka rrëfyer historinë e njohjes dhe lidhjen me deputetin nga Kosova.

Anxhelina ka treguar se deputetin Shala e ka njohur gjatë luftës pasi edhe ajo kishte qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Pas luftës ne kemi qenë në lidhje për gjashtë muaj derisa ka ardhur gruaja e Haxhiut nga Zvicra me fëmijët dhe unë e kam kuptuar se ai është i martuar dhe nuk më ka dashur asnjëherë”, është shprehur ajo.

Më tej thotë se 17 vjet më vonë, në prill të vitit 2016, Haxhi Shala e kishte vizituar atë në Berlin. Aty kishte rifilluar lidhja e tyre.

Anxhelina thotë se Haxhiu i kishte premtuar se do të ndahet nga gruaja e tij dhe do të martohet me të. Madje, ajo tregon se kishin planifikuar edhe të krijonin familje.

“Kishim plan të kishim edhe një fëmijë”, thotë Anxhelina.

Ajo pohon se edhe gruaja e Haxhi Shalës e ka ditur për lidhjen e tyre. Siç tregon Anxhelina, gruaja e deputetit është ndier rahat sepse ajo është e kurorëzuar me Haxhiun edhe pse ky ka pasur aferë jashtëmartesore.

Anxhelina tregon se me deputetin janë takuar pothuajse çdo javë dhe se ai e ka vizituar në Berlin e kjo në Kosovë. E këtë, sipas saj, e kanë ditur fëmijët dhe gruaja e Haxhiut.

Arsyeja pse Anxhelina ka publikuar fotot me deputetin është sepse ajo është lodhur nga premtimet e deputetit, i cili edhe pse i ka thënë se do të ndahet nga gruaja, nuk e ka bërë këtë, duke vazhduar të takohet me të.

“Më ka kërku të mos i publikojë fotografitë sepse i ka konvenuar, por mua s’më ka konvenuar, prandaj edhe i kam postu”, ka thënë vajza nga Gjermania.

/JOQ/a.m.

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here