E çuditshme, vetëm ky person në botë mund të vrasë Donald Trump dhe të mos dënohet (Foto)

0
7

Vrasja e cilitdo presidenti në botë do bënte bujë të madhe, por vrasja e presidentit të SHBA-ve do krijonte një kaos në mbarë botën dhe siguria do cilësohej në nivelin e saj më të ulët. Por kush mund ta bëjë një vepër të tillë dhe të mos dënohet kurrë?

Personi i vetëm në botë që mund të vrasë edhe figurën më të lartë politike në botë siç është aktualisht Donald Trump është Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II, njeriu i vetëm që është mbi çdo lloj ligji dhe nuk mund të dënohet për çfarëdo vrasjeje që mund të kryejë.

E përditshmja “Internacional Buisiness Times” ka publikuar një artikull që ka në qendër të tij debatin ligjor mbi këtë mbrojtje supreme të Mbretëreshës. Ishte faqja satirike e Mbretërisë së Bashkuar “Daily Mash”, e cila ka shkruar se zyra e Mbretëreshës ka lëshuar një deklaratë që konfirmon aftësinë e saj për të vrarë Trump me shpatë gjatë vizitës së tij në Britani, pa pasoja ligjore, sepse “Trump është një objekt i Kurorës”.

Kjo u pa fillimisht si një shaka, por që brenda pak kohësh ngjalli një debat të madh rreth ligjeve dhe pabarazisë së aplikimit të tyre.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu