E ardhmja e De Biasit, ja si përgjigjet Duka

0
28

Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiotare të Futbollit, ka folur për të ardhmen e Gianni De Biasit.

Numri një i futbollit shqiptar nuk ka dashur t’i komentojë raportimet e mediave italiane se Gianni De Biasi do të largohet nga Kombëtarja shqiptare pas ndeshjes me Izraelin, e cila luhet të dielën në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’

“Nuk është e rëndësishme nëse më bezdis apo ndikojnë te unë lajmet që qarkullojnë për trajnerin, por unë mendoj se nuk janë të mira për skuadrën, sepse ndoshta e shpërqendrojnë edhe skuadrën se ekziston një raport mes skuadrës e trajnerit. Nuk besoj se i bëjnë mirë skuadrës”, ka deklaruar Duka për SuperSport.

“Për mua besoj se mbeten zhurma mediatike sepse nuk ka asgjë zyrtare. Me trajnerin kam ndjekur stërvitjen bashkë edhe sot dhe nuk kemi biseduar asnjëherë për gjëra të tilla. E kam thënë disa herë që është në një kontratë e cila përfundon në fund të këtij edicioni”, ka theksuar ai.

Armand ka bërë të qartë se në FSHF nuk ekziston dëshira për të shkarkuar trajnerin Gianni De Biasi, sido që të jetë rezultati i ndeshjes me Izraelin.

“De Biazi po vjen drejt përfundimit të kontratës dhe mund të diskutohet nëse do të vazhdojë apo nuk do të vazhdojë me një kontratë të re. Ne, sido që të jenë rezultatet, do t’i shkojmë kontratës deri në fund, të paktën ne si Federatë e Futbollit”, tha ai.

“Të shkarkosh një trajner nuk është ndonjë kënaqësi, se vë një person në një pozitë të vështirë. Por fatkeqësisht unë kam shkarkuar më shumë se një”, përfundoi Duka.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu