Dyshoni për aftësitë tuaja? Ja 12 shenjat që tregojnë sa inteligjent jeni

0
95
Loading...

Studime të shumta tregojnë se mësimi i një instrumenti muzikor ndihmon në zhvillimin e fëmijërisë. Një studim pohon se vetëm një muaj mësim muzike ndihmon 4-6-vjeçarët të përmirësojnë ndjeshëm rezultatet e testeve. A keni luajtur violinë kur ishit fëmijë? Ndoshta kjo është arsyeja që ju jeni aq i logjikshëm sot!

Jeni fëmija i madh në familje

Një pjesë interesante e hulumtimeve ka konstatuar se vëllezërit ose motrat më të rritur kanë avantazhe për të pasur IQ më të lartë krahasuar me vëllezërit ose motrat më të vegjël. Kjo është arsyeja pse më të rriturit kanë më shumë sukses në familje.

Jeni i dobët

Në vitin 2006, u krye një studim i pazakontë. U zbulua një lidhje interesante: sa më i shëndoshë të jetë një person, aq më të ulëta janë njohuritë e tyre. Sipas disa studimeve të tjera, fëmijët 11-vjeçarë që kanë rezultate të dobëta janë më të prirur të shëndoshen deri në moshën 40 vjeç. Ekziston një mundësi që bashkëmoshatarët e tyre më të zgjuar të studiojnë më mirë dhe do ti kushtojnë më shumë vëmendje shëndetit.

Jeni ushqyer me gji

Shkencëtarët nga Britania dhe Zelanda e Re studiuan rreth 3.000 fëmijë dhe panë se ata që ishin ushqyer me gji në foshnjëri morën pothuajse 7 pikë më shumë për testet e IQ se sa ata që nuk ishin. Mekanizmi i saktë që përcakton lidhjen midis këtij gjeni dhe ushqyerjes me gji është ende i panjohur.

Ti e doje leximin që fëmijë

A keni kujtime të leximit në fëmijërinë tuaj? Shanset janë të jeni shumë i zgjuar, veçanërisht nëse dashuria juaj për librat filloi kur ishit ende bebe. Gjatë një studimi, ku janë marrë në anketim 2.000 binjakë rezultoi se ato foshnja që mësuan të lexonin më herët rezultuan më të në jetë. Autorët e studimit besojnë se leximi në një moshë të hershme përmirëson aftësitë verbale dhe jo-verbale të personit.

Je mëngjarsh

Ka disa të dhëna që tregojnë se ka një numër të madh njerëzish mëngjarashë mes kriminelëve. Ekspertët nuk e kanë shpjeguar ende këtë fenomen. Nga ana tjetër, kërkimi më i fundit tregon se njerëzit mëngjarashë janë të prirur të mendojnë ndryshe, një mënyrë të menduari kreativ. Ata dinë të dalin më lehtë nga situatat e vështira.

Shqetësohesh shpesh

Gjithnjë e më shumë studime po tregojnë se njerëzit që shqetësohen shpesh janë më inteligjentë se ata që nuk shqetësohen. Mund të jetë rezultat i faktit se ata gjithmonë mendojnë për pasojat e mundshme të veprimeve të tyre dhe për këtë arsye përpiqen të binden se cdo gjë do të shkojë sa më mirë që të jetë e mundur.

Jeni i gjatë

Hulumtimet e kryera në Universitetin e Princeton treguan se fëmijët e gjatë studiojnë më shumë se bashkëmoshatarët e tyre dhe kur rriten ata fitojnë më shumë para. Pra, drejtoni shpinën – keni diçka për t’u krenuar!

Ke sens humori

Rezulton se sensi i humorit dhe inteligjenca e lartë janë të lidhura bashkë. Në një pjesë të kërkimit, rreth 400 studentë realizuan një test inteligjence, ku duhej të mendonin tekste humoristike për karikaturat.

Jeni kurioz

Një profesor i psikologjisë së biznesit në një universitet në Londër arriti në përfundimin se kurioziteti është një nga karakteristikat më të rëndësishme që kanë njerëzit inteligjentë. Njerëzit kurioz posedojnë një formë më të rafinuar të të menduarit dhe ata janë të interesuar të zbulojnë gjëra të reja dhe të zhvillohen si individë.

Jeni perfeksionistë

Njerëzit e zgjuar zakonisht janë perfektionistë. Ata kurrë nuk janë të kënaqur me mënyrën se si janë gjërat. Nëse ata luajnë një sport, ata do të shpenzojnë kohë shtesë duke u praktikuar si lojtari më i mirë në ekip. Dhe nëse nuk janë të kënaqur me pamjen, shkojnë një milje larg për të blerë një gardërobë të re. Jeta e tyre është një progres i vazhdueshëm.

Jeni buf nate

Tingëllon qesharake, por rezulton se njerëzit që qëndrojnë zgjuar gjatë natës në përgjithësi kanë intelekt më të madh se “zogjtë e mëngjesit”. Aftësia për të punuar dhe për të qenë krijues gjatë natës nuk na është dhënë nga natyra. Shkencëtarët arritën në përfundimin se njerëzit inteligjentë shkojnë vonë në shtrat sepse përpiqen të zgjerojnë kufijtë e aftësive të tyre

a.ç

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here