Donnarumma në Real Madrid? Ja si përgjigjet Raiola

0
24

Gianluigi Donnarumma ka refuzuar kontratën me Milanin, çka do të thotë se ai mund të shitet këtë verë për një çmim të arsyeshëm, për faktin se kuqezinjtë nuk duan të rrezikojnë ta humbasin me parametra zero, pasi kontrata me Milanin i skadon në qershor të vitit 2018.

Paris Saint Germain, Real Madrid dhe Juventus – janë tri skuadrat që po insistojnë për 18 vjeçarin italian.

Raiola ka thënë se nuk e ka me nxitim të gjejë klubin e ri për Donnarumman, por ka konfirmuar interesimin e Juves e Realit.

“A është Donnarumma gati për Real Madridin? Ai ka lindur gati”, u përgjigj fillimisht Raiola.

“Ende nuk kam folur me asnjë klub. Nuk kemi marrëveshje me asnjë skuadër. Ai ka pasur oferta nga Real Madridi e Juventusi dhe klube tjera që kur ishte 14 vjeçar, kështu që nëse do të dëshironte të shkonte, do ta kishte bërë kohë më parë”, shtoi Raiola, duke ia hedhur fajin Milanit se kanë refuzuar kontratën për shkak të kërcënimit që i është bërë lojtari të marrë vendim të shpejtë.

“Mund të ju garantoj se nuk do të ketë transferim të shpejtë”, shtoi Raiola.

“Unë u kisha garantuar atyre se nuk do të ketë transferim të lirë, kështu që nuk e kishim me nxitim që të nënshkruanim kontratën e re, por ata na dhanë ultimatum deri me 13 qershor dhe ne vendosëm, vendim që tashmë e dini. Ne u detyruam që të merrnim vendim që nuk ishim të përgatitur të marrim, prandaj refuzuam”, theksoi mes tjerash Raiola.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu