Do të nisnin një jetë të re së bashku, Tefta Radi largohet e vetme nga Shqipëria

0
33

Pas humbjes së bashkëshortit të saj, gazetarja e njohur Tefta Radi është larguar drejt një tjetër kontinenti. Ajo do të jetojë në Australi bashkë me të birin, edhe pse planet ishin që të shkonte bashkë me Frankon, por të papriturat e jetës e ndërprenë në mes këtë udhëtim.

Më herët, Tefta kishte treguar se Franko ishte shumë entuziast për këtë udhëtim dhe jetë të re që do të nisnin atje. Madje kishin marrë edhe vizat e kishin prerë biletat, ishte çështje dy javësh.

Franko kishte gjetur punë në një kishë ku do t’i binte pianos, por fatkeqësisht, këto ëndrra u prenë në mes nga sëmundja fatale që i mori jetën artistit. Kështu që Tefta u desh të nisej e vetme drejt këtij rrugëtimi….

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu