Dita pa Makina, durrsakët marrin biçikletat

0
16
Loading...

Dhjetëra qytetarë të moshave të ndryshme në qytetin e Durrësit i janë përgjigjur ftesës për të lëvizur me biçikleta në ditën pa makina që zhvillohet në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë.

Me moton “Së bashku shkojmë më larg”, qytetarët kanë ecur gjatë paradites së sotme me biçikleta në disa akse të qytetit, ku fillimisht janë nisur nga sheshi “Liria” pranë Pallatit të Kulturës.

Përfaqësuesja e projektit të iniciuar nga bashkia Ina Xhakoni shprehet se qëllimi është promovimi i mënyrave të tjera të ecjes në rrugë. “Kemi organizuar këtë javë me qëllimin jo vetëm një lëvizje të zgjuar dhe të qëndrueshme, por edhe për të promovuar alternativat e tjera”, tha ajo.

Ndërsa, nënkryetari i bashkisë Durrës, Florian Tahiri shprehet i ndërgjegjshëm se duhet bërë më shumë për korsitë e biçikletave. “Jemi koshientë që infrastruktura aktuale nuk është e përshtatshme për biçikletat por prezenca jonë tregon se është diçka e rëndësishme”, tha ai për Ora News.

Përgjatë gjithë javës së ardhshme pritet të zhvillohen aktivitete të me qëllim sensibilizimin e moshave të ndryshme, kryesisht nxënës shkollash për përdorimin e biçikletave në jetën e përditshme. /b.d

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here