Dëmtimi i Dembelesë i kushton shtrenjtë edhe Dortmundit…

0
18
Loading...

Me dëmtimin për 4 muaj të Ousama Dembele-s nuk ka humbur vetëm Barcelona.

Një artikull i publikuar rreth një muaj më parë nga gazeta gjermane “Bild” saktësonte sesi Borussia e Dortmund do të përfitonte 40 mln eurot bonuse të parashikuara në kontratën e Dembele-s për shitjen te Barcelona.

“10 mln euro Dortmund do t’i përfitojë nëse lojtari këtë sezon do të arrijë të luajë 50 ndeshje, nuk ka rëndësi se në cilët kompeticione, e rëndësishme është të arrihet shifra. 10 mln euro të tjera do të kalojnë në arkat e gjermanëve nëse Barcelona në 5 vitet e ardhshme do të jetë pjesëmarrëse e rregullt në grupet e Champions League.”

“Për pjesën tjetër, 20 mln euro, nuk bëhet ende e qartë, por mendohet se janë të lidhura me sukseset e ekipit të Barcelonës si dhe statistikat personale të lojtarit.” shkruan BW.

Dortmund-i tashmë shpreson te 30 mln eurot e tjera pasi klauzola për shifrën e 50 ndeshjeve këtë sezon është teorikisht e paarritshme. Ç’ka do të thotë se verdhezinjtë me dëmtimin e Dembele-s kanë humbur 10 mln euro./a.m.

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here