Demi i pakënaqur me Iulianon: Nuk më intereson loja e bukur, dua vetëm 3 pikët

0
33
Loading...

Dy ndeshje në “Selman Stërmasi” dhe Partizani ende nuk ka marrë fitoren e parë në “Superligë”.Numri 1 i të kuqve, Gazmend Demi, i cili ka bërë shpenzime seriozë që klubi të arrijë majat duke afruar lojtarë dhe trajnerë me emër, nuk është i kënaqur me rezultatet dhe nuk e ngroh as loja e bukur e zhvilluar ndaj Kukësit.

“Fitorja që mungon? Do të shpresojmë në të ardhmen. Ju e dini që nuk kënaqem unë, vetëm fitore dua”, theksoi presidenti i të kuqve në prononcimin e tij për “SuperSport” menjëherë pas përfundimit të sfidës që Partizani barazoi me Kukësin.

Me sa duket, presidenti nuk është në një linjë me trajnerin Iuliano, i cili pas ndeshjes deklaroi se aktualisht kënaqej edhe thjesht me faktin se ekipi po luante mirë.

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here