Dembele drejt Finlandës për operacion, humb katër muajt e fundit të vitit

0
17
Loading...

Dembele tashmë gjendet në Finlandë dhe është gati për të kryer operacionin bë bicepsin femor në kofshën e majtë, që e çau të shtunën kundër Getafes. Anësori i talentuar francez, Ousmane Dembele, tashmë gjendet në Finlandë.

Ai do të operohet nga doktori, Sakari Orava, raporton “Mundo Deportivo”, transmeton Gazeta Express. Ai çau bicepsin femor të kofshës së majtë të shtunën kundër Getafes dhe i duhet patjetër ndërhyrja kirurgjike.

Barcelona ka njoftuar se ai do të mungojë deri në katër muaj dhe 14 janari i 2018 është parashikuar si data e rikthimit të francezit.

Dembele do t’i humbasë ndeshjet në “Camp Nou” kundër Eibar, Las Palmas, Málaga, Sevilla, Celta, Deportivo dhe Levante si dhe ato mysafire kundër Girona, Atlético Madrid, Athletic Bilbao, Leganés, Valencia, Villarreal, Real Madrid dhe Real Sociedad.

Po ashtu Dembele do t’i humbasë edhe gjitha ndeshjet e fazës së Grupeve në Ligën e Kampionëve, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here