Defekti i “i-Phone X” shtang miliona njerëz që ndiqnin prezantimin, aksionet e Apple në pikiatë

0
32
Loading...

Ajo që do të duhej të ishte një ditë e madhe për gjigantin Apple, u kthye në një dështim të madh. Dje ishte dita e prezantimit të modelit të ri “i-Phone X”, prezantim i cili nuk shkoi ashtu siç duket dhe tashmë po shihet me mjaft dyshim ky produkt i ri.

Gjithçka lidhet me një prej fuinksioneve të tij aq shumë të reklamuara, zhbllokimin e telefonit përmes fytyrës së pronarit, ose siç njihet “Face ID”. Apple dështoi në këtë provë pasi gjatë prezantimit të modelit të ri, zv.drejtori i Apple Craig Federigh, dështoi të hapë telefonin e ri shkruan JavaNews.

Gjithçka u ndoq nga miliona persona dhe sigurisht që kjo solli edhe pasoja të rënda. Aksionet e Apple ranë me shpejtësi. Një aksion i Apple ra nga 163 në 159 dollarë.

Zhgënjimi ishte i madh nëse kemi parasysh se me lançimin e produktit të rim ishte parashikuar që Apple të thyente një rekord që asnjë kompani nuk i është afruar, t’i rritje vlera në mbi 1 trilionë dollarë./a.m.

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here