De Biasi: Shqipërisë i mungon vendosmëria që e ka pasur para Evropianit

0
47

Gianni de Biasi e ka folur për mediat nga hoteli ku po qëndron Kombëtarja e Shqipërisë, pasi paraprakisht nuk u shfaq në konferencën e zakonshme për shtyp menjëherë pas humbjes së papritur nga Luksemburgu.

“Pas Evropianit skuadra jonë nuk e gjetur determinimin dhe dëshirën për t’i arritur objektivat. Kjo është një humbje shumë e rëndë nga një skuadër që është shumë më poshtë se ekipi ynë, por me dëshirë për të luajtur dhe këtë e dëshmoi”.

“Nuk është e nevojshme që dikush ta motivojë skuadrën, por ajo duhet ta gjejë motivimin brenda vetes për të shtyrë përpara duke filluar nga ndeshja e ardhshme në Izrael”.

“Skuadra është në kontroll dhe ky trajner e ka bërë të mundur që t’i bëjë lojtarët të besojnë për një objektiv si Evropiani dhe e ka bërë të mundur”, është shprehur De Biasi duke e përsëritur se skuadrës i mungon vendosmëria që ka pasur para Kampionatit Evropian.

“Ne duhej ta administronim avantazhin ndaj Luksemburgut dhe nuk është dashur t’i pranonim dy gola nga dy gabime”, ka thënë përzgjedhësi i Shqipërisë.

Gjëja e vetme e mirë, sipas De Biasit, ishte paraqitja e Elseid Hysajt.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu