Cili është makiazhi që meshkujve ju duket shumë joshës dhe seksi?

0
26

A ke pyetur shpesh veten se çfarë lloj makiazhi preferojnë meshkujt dhe çfarë duket joëshës në sytë e tyre?

Ky artikull do të të befasojë, pasi disa nga truket që ti mendoje se meshkujve ju pëlqen, në fakt për ta nuk duken tërheqëse.

Lexo më poshtë çfarë është joshëse për meshkujt:

Ngjyra natyrale e buzëve

Femrat për tu dukur sa më joshëse përdorin ngjyra të kuqe apo të ndezura te buzët, por sipas studimeve, këto lloj ngjyrash atyre ju duken agressive. Meshkujt pëlqejnë më shumë ngjyrat natyrale dhe rozë të lehtë te buzët dhe përdorimin e shkëlqyesit i cili u jep volum buzëve.

Qerpikë të gjatë dhe voluminozë

Këtu me siguri nuk gabohesh as ti: meshkujt duan qerpikët e gjatë dhe me volum, prandaj bëj kujdes në zgjedhjen e mascaras.

Ruzh të lehtë

Meshkujve ju pëlqen një rush i lehtë për mollëzat, prandaj kujdes, mos e ekzagjero dhe mos e tepro me tonalitete të ndezura.

Hije sysh “ të lagura” me xixa

Janë hijet vezulluese me xixa dhe të cilat duken si “të lagura” ato që meshkujve ju duken si shumë sexy dhe provokuese.

Thonj të shkurtër në ngjyrë të kuqe

Ndryshe nga buzët, që meshkujt i pëlqejnë natyrale, ata preferojnë thonjtë në ngjyrë të kuqe, por thonjtë duhet të jenë të shkurtër e sa më natyralë, abolutisht jo të gjatë.

Flokët me onde

Meshkujt i adhurojnë flokët me onde dhe i cilësojnë si shumë sexy. Prandaj nëse ke flokë të drejta, herë pas here mos ngurro të provosh ondet.

Sytë me penel

Përdorimi i penelit duke vijëzuar sytë me një formë shigjete e cila del pak mbi sy, është pikërisht ajo që ju pëlqen meshkujve.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu